Çlirim Peka dhe portali i tij, që prej mbrëmjes së të dielës, duket se tashmë kanë filluar punë edhe si parashikues të fenomeneve natyrore.
Pasi zbuluan se të dielën do të binte një tërmet i madh që do bënte gjëmën, sot portali i Pekës na paralajmëron se çfarë na prêt në vijim, nga rrufetë.
“Mbrëmë ka qenë një natë e frikshme jo nga tërmetet, por nga rrufetë e shumta që pushtuan qiellin e kryeqytetit dhe të shumicës së territorit të vendit. Ishin 290 rrufe që ranë brenda 10 minutave”, shkruan portali që financohet nga familja Berisha.
Zv.kryeministri Erion Braçe deklaroi mbrëmë ndërkohë, se Çim Peka është fshehur pas publikimit të lajmit k.riminal që nxori në rrugë qytetarët e Tiranës.
Syri.net publikoi një lajm të rremë ku u bëhej thirrje qytetarëve të dilnin nga shtëpitë, pasi Tirana do të goditej nga një tërmet 6 ballë.
Akuza e zv.kryeministrit, i cili i bëri thirrje drejtuesit të portalit syri.net të dorëzohej në polici, rezultoi e vërtetë, pasi gazetari u shfaq nga arratia në një lidhje direkte për emisionin “OPINION”.
Peka, i cili braktisi gazetarët e tij, deklaroi se ndodhej jashtë Shqipërisë, por pa dhënë detaje se ku ndodhet./Tema