Petrit Vasili, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se refuzon të shpallë gjendjen e fatkeqësisë natyrore për shkak se nuk do të dëmshpërblejë qytetarët.
Vasili ka postuar nenet e ligjit e vitit 2019, që spas tij flet për të drejtën e kompensimit në rast të dëmëve, por kjo sipas tij vetëm në rastet kur shpallet fatkeqësia natyrore apo gjendja e jashtëzakonshme. Mirëpo këto nene i ka miratuar parlamenti me votat e mazhorancës ku Vasali dhe ish Vasalët i kundërshtuan dhe nuk i votuan.
“Edi Rama refuzon gjendjen e fatkeqesise natyrore, qe te mos demshperbleje qytetaret! Gjendja e fatkeqesise natyrore eshte fakt tragjik, shume shume i rende dhe i padiskutueshem.
Ligji i miratuar vetem tremuaj me pare Nr.45 date 18.07 i Vitit 2019 percajton detyrimin e rikompensimit dhe te shpalljes se gjendjes se fatkeqesise natyrore.
Neni 41 percakton detyrimin e kompensimit ndaj Kryeministri nuk shpall gjendjen e fatkeqesise natyrore. Lexojeni vete te nderuar qytetare dhe perfaqesues te medias nenet e miratuara nga po vete kryeministri tre muaj me pare”, thekson Vasili.