Nga Akil Ylli
Nena ime, zakonisht kur beja ndonje gje te hajrit, prej kenaqsiet, me bente hallve. Edhe shqiptaret besoj e ndjejne mese te nevojshme te pregatisin diçka te tille, por ja disa topa, aq sa çi lejonte felterja nenes time, por hallve stermadhe, sa Taraboshi, si shenje mirnjohje ndaj Vetting-ut. Per here te pare drejtesia jone, merr guximin e ndeshkon Ortakun e Shejtanit, Baben e Shpifjes. I lumte pushka!
Nuk ka pike rendesie masa e denimit. Pese miljon leke te qelbura jane, per kasaforten, apo kasafortat e tij. Si mi hek i qime thiut!
Denimi eshte ai, qe ka vlera te jashtezakonshme. Ndodh per here te pare qe Qoftelatgu, megjithse ku i ka shkelur kemba, ka lene gjurme krimi, te marre nje denim nga gjykata. Ma merr mendja, kishte preferu 100 here ma mire, me ja fut bagel turinjve. Puuu, me denu ate, T’Madhin e te Medhenjve, Marshallin e 97-es! Luni vendit burra!
Si do t’ja beje tashti se!? Revolucionet i moren rrokopujen. Poshtersit si ecin ma, i kane hase n’gozhde. Me not s’po mirret, ju harruan rekordet. Te vazhdoje te ushtroje profesionin e Matufin Dixhital, rrezikon ti fluturojne 5 milionshat, si pllumat nga xhaketa e prestigjatorit. Buuuuu, i ka mbetur, veç te merret me sportin e ecjes, nalte e poshte, si i marri!
Me siguri, ndonjeri mund te mendoje, qe profesionin e shpifjes, s’ka burre nene qe t’ja ndajoje. Ku pyet ai per 5 melonsha! Edhe sikur ta denojne, qe nashi e deri ne eternita, si mbarojne kurre lekat. Nuk jam kontra. Po ti besh llogarit, se sa kane vjedhur familjarish, ashtu del hesapi. Por kete buxhet e ke marre ne konsiderat, sikur te ishte i imi, qe se kam problem ti bej rrush e kumbulla, (po ti kisha) e jo qe ate, e ka ne zoterim Familja. Ata nuk jane si une e shume te tjere. Jane mesuar vetem te marrin. Per t’ju terhequr nje qindarke, nevojitet nje pende qe. Ata per leka te vrasin!
Mirpo ky soj hallit, i paimagjinushem per njeriun me dinjitet, per Baben e Shpifjes, eshte veçse nje numer ne renditje, po ta shohim thjeshte, se çfare permban kaseta e tij e kurikulumit kriminal. Por realisht nuk eshte keshtu. Ajo çka e ben tejet dramatik denimin, ka te beje me formimin primitiv katundaresk te Te Madhit te te Medhenjve. Patkualepires deri ne dhemshuri, per aq kohe sa i bie te terheq kalin, e fudull i pamposhtur, kur i rastis te jete kalores. Per keto soj karaduzash, ky ndeshkim, eshte njesoj si tu dhjesesh ne mustake!
Por sikur kjo histori, mos te perfundonte me kaq per Qoftelargun, por te ishte, si hapja e Kutis se Pandores? Hajde o hajde, çdo kenaqej i gjithe fshati! Do sherbente si hapje piste, per garat me zagare ne Britani. Ku dosja e tij, do sherbente si lepri imagjinar, pas te cilit do vraponin deri ne zvenitje, prokuroret e Spakut, kush e kush ta arrite sa me pare. Hajde qyfyre, hajde!
Dhe eshte e vertete, è! Mos te qellofte, te t’kaloje nje here miu mbi mustak, se pastaj e ben rruge!
Mirpo e keqja do te mbaronte me kaq, neqoftese i kufizojme hallet e Matufit Dixhital, vetem si probleme personale, e jo me pasoja politike. Ai s’eshte thjeshte nje shpifes profesionist i patentuar, ai eshte dhe frymezuesi e lideri shpirteror i opozites. Ai me te tijet, jane ata qe mund te drejtojne vendin neser. Jane ata qe pretendojne, freret e pushtetit. A e perftyroni çfare katastrofet!? Eshte sikur te futesh derrin e eger, brenda ne shtepi. Nane, o nane!
Por sado tragjike ngjan panorama, nje shpirt qefliu, gjen gjithmone dhe anen komike te tabllose. Mjafton te hedhesh nje sy andej nga Shqupi, i sapokurorzuar per prodhimin qinematografik “Babalja”, me çmimin “Oskar” per shpifje, e buzet do te shpervjelen vesh me vesh, nga buzeqeshja. Imagjinoni mbleshjen e Kryesis, te kryesuar nga Lulashi, i denuar zyrtarish per shpifje. I cili, pasi jep direktivat per diskutim, ja kalon drejtimin sekretarit te pergjithshem, po ashtu i denuar per shpifje. Pastaj e merr fjalen nenkryetari i partis Palloqja, dhe pas tij nenkryetari tjeter, te dy te denuar, si shpifesa. Pas tyre, sallen e ndez pasionarja hesterike Vokshi, dhe ajo e denuar ligjerish, si shpifse. Mandej stafeta i kalon ligavecit Salinjani, dhe ai, fresko fresko, i shpallun zyrtarisht shpifes. E keshtu me radhe, deri te i Madhi i te Medhenjve, qe shpalos konkluzionet vendimmarrese, me autoritetin e padiskutushem te shpifesit, te sapo vertetuar me vendim gjygsore. Hajde thuaj po deshe, qe s’ngjajne me nje guve shpifesish, te çertifikuar!
Gjithsesi, sa te kene Lulashin ne krye te Shqupit, nuk kane pse merakosen. Ai eshte betuar solemnish, qe kur te vije ai ne pushtet, me Republiken e Re, te gjithe te denuarit demokrate, gjate pushtetit te Rilindjes, do te shperblehen 10 fish, moralisht e financiarisht. Edhe neqoftese s’ndodh kjo mrekullu, dy gishtat perpjete nga pas, s’ja u hek njeri! Fjala e Lulashit!