Shqipëria ka marrë ditën e sotme kryesimin e Organizatës për Bashkëpunim dhe Siguri në Evropë, OSBE.
Lajmin e bëri të ditur Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj.
“Shqipëria do të angazhohet për zgjidhjen dhe parandalimin e konflikteve, adresimin e kërcënimeve transnacionale, luftën kundër krimit të organizuar e korrupsionit, forcimin e proceseve demokratike e afirmimin për të drejtat dhe liritë themelore, mes tjerash.” –ka thënë Cakaj.