1xbet betist supertotobet
1xbetm.info hipas.info wiibet.com mariobet giriş restbetcdn.com
escort bayan
konya escort
bakırköy escort ataköy escort
bedavabonus.com
izmir escort
bursa escort bursa escort
Marsbahis
Holiganbet
tesbih
escort konya
ankara escort
escort eryaman
Fapjunk.com
romabet romabet romabet
deneme bonusu veren siteler
  • KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, June 8, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Familja e Aleks Nikës betejë në Strasburg për gjykimin e 21 janarit: Drejtësia na preu në besë

January 20, 2020
in Aktualitet, Kryesore
        
 

Familja e Aleks Nikës vrarë më 21 Janar 2011 në Tiranë nga qeveria Berisha, tregon peripicetë e familjes Nika për të gjykuar dosjen e Aleksit, përpjekjen për ta mbyllur dosjen dhe refuzimin që i kanë bërë ofertës për dëshpërblim financiar në shkëmbim të pushimit të gjykimit. Në një letër të familjes për gazetën TemA, përshkruhet historia e mosgjykimit të dosjes së Aleks Nikës.

Letra e familjes Nika

Tani të gjithë e dimë çfarë ndodhi më 21 kanar. Katër qytetar humbën jetën. U plagosën 10-tra të tjerë si pasojë e përdorimit të forcës fatale e ushtruar në rrethanat të paligjshme. Familja jonë është ende e paqartë , pa një shpresë reale , se kur kjo çështje do të përfundojë. Ne kërkojmë që drejtësia të prevalojë dhe të japë një konkluzion afirmativ. Nëntë vite janë shumë e kjo na bën të mendojmë se drejtësia na është mohuar.

Ne si familje vuajmë shumë. Vonesa kaq të gjata dhe të pazakonta, e pa shpjeguar dhe e pajustifikuar i këtij hetimi na ka bërë të humbasim shpresën. Asnjë raport progres, asnjë përgjigje , asnjë kontakt me familjen e Aleksit.

Ne akuzojmë prokurorinë që nuk ka ndërtuar një strukturë të posaçme hetimi dhe për manipulim të pazakontë të çështjes. Autoritetet shtetërore nuk e kanë mbajtur fjalën megjithëse janë zotuar të bëjnë drejtësi.

Drejtësia na preu në besë!

Nga autoritetet kemi dëgjuar shumë këshilla dhe predikime. Politika ka mundësuar të mbajë gjallë hasmin tonë të përjetshëm dhe prokuroria nuk i ka zeruar të gjitha mjetet juridike.

Ne kemi përballuar një ofensivë të paparë mediatike. Autoritetet janë tërhequr duke krijuar alibi të ndryshme. Ndërkombëtarët duhet të flasin mbasi siç shikohet ata i qëndrojnë paktit politik midis tyre dhe politikanëve shqiptarë.

Shpresa jonë e fundit është vendimi i gjykatës së Strasburgut që duhet të jetë i drejtë dhe do vejë në lëvizje çështjen dhe do ta shpërbëjë manipulimin që ka bërë gjykata Shqiptare.

A ka pakt politika opozita me ndërkombëtarët dhe me autoritetet shtetërore për ta arkivuar çështjen!! Ne mendojmë se heshtja e qeverisë ka influencuar në zvarritjen e çështjes. Poshtëruese dhe fyese për ne ishte propozimi që bëri qeveria në gjykatën e Strasburgut kundrejt blerjes së gjakut, duke aluduar për një pajtim me hasmit.

Qeveria ka emëruar në funksionet e ndryshme politike edhe ata persona që kanë punuar kundra nesh si në televizion, polici, apo gjykatë. (Aleksandër Muska, Majlinda Bregu)

Bregu si anëtare e delegacionit tonë në parlamentin Europian hoqi nga rezoluta detyrimin që qeveria shqiptare kishte për hetimin e çështjes së 21 Janarit duke e vënë si kusht pa të cilin nuk mund të fillonim bisedimet me Shqipërinë.

Ne jemi të inkurajuar nga Gjykata e Strazburgut, e cila vazhdon ta shikojë me përparësi këtë çështje.

Në korespodencën e fundit me këtë gjykatë familja jonë ka refuzuar për zgjidhjen me pajtim të çështjes “Nika v.Albania”

Më poshtë po u sjell korespondencën e plotë.

RASTI NIKA v.ALBANIA

(Aplikimi nr.1049/17)

Pasi u njohëm me propozimin e ripërsëritur të bërë nga shteti Shqipëtar më datë 28.06.2019, për zgjidhjen me pajtim të çështjes “Nika v.Albania”, Ju bëjmë me dije se mbajmë të njëjtin qëndrim si në deklaratën e datës 12.02.2019, qëndrim i cili është vendimtar dhe i panegociueshëm, kjo sepse e kemi të vështirë të besojmë dhe të pranojmë këtë propozim të qeverisë Shqiptare, për shkaqe apo arsye,si më poshtë vijon:

Vrasjet e 21 Janarit të 2011 janë krime shtetërore (terror i shtetit ndaj qytetarëve) dhe janë vepra penale që duhet të ndiqen kryesisht nga shteti, dhe kurrsesi shteti nuk mund të kërkojë zgjidhjen e tyre me pajtim, sepse jo vetëm është në kundërshtim me legjislacionin e Republikës së Shqipërisë por edhe ato ndërkombëtar. Citojmë nenin 2 të KEDNJ-së “e drejta për jetën”: E drejta e çdo njeriu për jetën mbrohet me ligj. Vdekja nuk mund t’i shkaktohet me qëllim kujtdo qoftë, me përjashtim të rastit të zbatimit të një një vendimi kapital të dhënë nga një gjykatë, në rastin kur krimi ndëshkohet me këtë dënim nga ligji.

Propozimi i avokatit të shtetit në emër të qeverisë shqiptare që çështja të zgjidhet me pajtim (pajtim me vrasësit), është i turpshëm , i pamoralshëm shumë fyese. Deklarata e njëanshme e Avokatisë së Shtetit është tentativë për të zbutur ose mbuluar përgjegjësinë e ish-Kryeministrit Sali Berisha dhe ish Ministrit të brendshëm Lulëzim Basha duke e trajtuar si çështje civile, e duke propozuar shpërblim me të holla me qëllim zvarritje të hetimeve, fakt të cilin kushdo e kupton dhe interpreton si blerje gjaku.

Rezulton se familjarët e tre viktimave të tjerë, para disa vite kanë pranuar zgjidhjen e çështjes ndërkohë vazhdimi i hetimit penal për çështjen e tyre në organet gjyqësore të brendshëm është refuzuar dhe është pushuar nga Prokuroria e Tiranës. Pra, në të tilla kushte nuk mund të bëjmë të njëjtin gabim të pafalshëm si familjarët e tjerë të viktimave të 21 Janarit. Për më tepër, kërkesave tona të vazhdueshme drejtuar prokurorisë, Ministrisë së Drejtësisë, Kryeministrit (duke përjashtuar Presidentin) për tu pajisur si të dëmtuar… me kopje të dosjes penale, prej tyre për informimin në lidhje me ecurinë e hetimeve, dhe shkakun e vonesave.

Po ashtu, për aq sa kemi mundur të mësojmë, kemi konstatuar se hetimet kanë qenë mjaft të përcipta, jo gjithë përfshirëse, dhe në mos përputhje me detyrimet pozitive të shtetit ndaj qytetarëve.

Pra, vrasësit po na tallin, na kanë poshtëruar e po na vrasin përsëri, sepse vonesa në hetimin e kësaj çështje na ka bëre të humbasim shpresën, që për ne është katastrofë mendore, sociale, por edhe historike

Ne si të afërm të të ndjerit, mendojmë se vetë ndërkombëtarët politikanë kanë ndërhyrë që urdhëruesit e vrasjeve të 21 Janarit të mos nxirren para drejtësisë, duke përdorur si justifikim ruajtjen e stabilitetit në Shqipëri. Nëse nuk vihet në vend drejtësia për jetët e 4 qytetarëve të vrarë nga armët e qeverisë e të pushtetit, në Shqipëri nuk ka për të patur kurrë një sistem drejtësi apo gjyqësor funksionues.

Për sa më sipër, Ne nuk kemi besim te drejtësia shqiptare, ndërsa besojmë vetëm në verdiktin e Gjykatës së Strasburgut, vendimin që do të trondis drejtësinë shqiptare si rezultat i padrejtësive të bëra nga shteti shqiptar, arsye që pse ne arrijmë në përfundimin se kjo çështje nuk mund të zgjidhet me pajtim sipas propozimit të bërë nga Qeveria Shqiptare. Ndaj e refuzojmë propozimin për zgjidhje me pajtim, duke përfshirë dhe shpërblimin në të holla.

Jeni të lutur, një zgjidhje sa më parë të kësaj çështje nga Ju, referuar jo vetëm aspektit mjaft të ndjeshëm si ngjarje e pasojë, por dhe faktit se Ju keni përfunduar çështje të tjera në kohë të shpejtë edhe pse flitet për persona vrasës etj., siç është çështja e Arben Frrokut.
Pra mundësitë për ta pranuar e realizuar sa më parë këtë kërkesë, ekzistojnë.

Me respekt

Bashkëshortja e Alkes Nikës: Rajmonda Nika

Xhaxhai i Aleks Nikës: Mark Nika


        
 
Next Post

Paloka dhe avokati i "famshëm" që e shpëtoi sqarojnë shqiptarët: Basha as "nuk ka paguar dhe as nuk ka lobuar"! Ja pse artikulli i "Bild" ishte Fake News

Australia digjet nga zjarret, në Kanada bora mbulon makinat! Ushtria hyn për të pastruar rrugët (Video)

Bac u Kry. “Rambo” e “Gjarpri” po ta sjellin avionin e shkjaut në shpi!

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

Na ndiqni në rrjetet sociale

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
rokubet giriş 1win giriş norabahis giriş yabancı dizi izle Betlist
electroluxpk.com gmetruth.com