Koronavirusi ka prekur edhe drejtorin e Urgjencës, Skënder Brataj.
Lajmin e ka konfirmuar ministria e Shëndetësisë e cila bën me dije se Brataj është vetëizoluar në shtëpi në gjendje të stabilizuar shëndetësore.
Ndërkohë në një shënim në facebook, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, i uron doktorit që ta kalojë sa më lehtë këtë situatë dhe t’i bashkohet sa më shpejt, i shëruar plotësisht, ekipit që po lufton çdo ditë me koronavirusin.
“Dr. Skënder Brataj është konfirmuar pozitiv ditën e sotme pas kryerjes së analizës per Covid19. Deri tani gjendja e tij paraqitet e stabilizuar dhe Dr. Brataj ndodhet në vetëizolim, në shtëpinë e tij.
Uroj me shpirt ta kalojë sa më lehtë këtë situatë dhe t’i bashkohet sa më shpejt, i shëruar plotësisht, ekipit tonë që po lufton çdo ditë me këtë armik!”- shkruan Manartirliu në facebook.
Skënder Brataj është pjesë e Task Forcës pranë Ministrisë së Shëndetësisë për koronavirusin. (TemA)