Nënkryetari i LSI Luan Rama, në këtë kohë karantine i është “dorëzuar” nostalgjisë së fëmijërisë, të kaluar në kohën e diktaturës në qytezën e Kurbneshit.
Ai rendit fletët e lavdërimit që ka marrë në fillore, si dhe çmimeve që ka fituar si recitues i vogël në konkurrimet e atëhershme, me poezinë “partia” ime.
Teksa përmend mësuesit në ato vite, flet për ecurinë e shkëlqyer në mesime në arsimin parashkollor, por ‘harron” ecjen me ndalesa në shkollën e mesme(Skënderbej) dhe të lartë, i përjashtuar për sjellje të pahijshme.
Megjithëatë kjop nuk ia heq të drejtën e nostalgjisë për kohën e vegjëlisë. E kush nuk e ka atë. E kishte dhe Enveri, sa shkroi dhe një vepër të tërë.
Postimi i Luan Ramës:
Nga dosja e një kohe tjetër:
NË KOHËN E FLETËLAVDËRIMEVE…
Nga dosja e një kohe tjetër, nga koha e fletëlavdërimeve, kam zgjedhur të publikoj dy prej tyre.
Njëra është me shkrimin e mësuesit tim të ndjerë Vangjel Kocani, të cilin e kam patur mësues kujdestar në klasën e pestë në shkollën tetëvjeçare “Shkurte Cara” në Kurbnesh.
Ndërsa tjetrën e kam fituar në një konkurs rajonal të fjalës artistike që është zhvilluar në qytetin e Burrelit, ku unë përfaqësoja shtëpinë e pionierëve të qytetit të Rrëshenit.
Ishim recitues nga të gjitha rrethet e veriut të Shqipërisë, nga ku fituesit, zgjidheshin që të merrnin pjesë në takimin kombëtar.
Unë kam recituar poezinë “Partia ime” të Ismail Kadaresë.