1xbet betist supertotobet
1xbetm.info hipas.info wiibet.com mariobet giriş restbetcdn.com
escort bayan
konya escort
bakırköy escort ataköy escort
bedavabonus.com
izmir escort
bursa escort bursa escort
Marsbahis
Holiganbet
tesbih
escort konya
ankara escort
escort eryaman
Fapjunk.com
romabet romabet romabet
deneme bonusu veren siteler
  • KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, July 6, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Familjarët e dëshmorëve të 21 Janarit apel prokurorisë të marrë të pandehur Berishën dhe Bashën: Padia e re pas vendimit të Gjykatës së Lartë

April 29, 2020
in Aktualitet, Dosja X
        
 

Dhjetë muaj pas rotacionit politik, në organin qendror të akuzës së Shqipërisë, kanë nisur të shkojnë dosjet e para për llogari të Sali Berishës dhe Lulzim Bashës. Pas krimeve ekonomike, kërkohet drejtësi edhe për krimet njerëzore, me protagonistë pikërisht dy bashkëkryetarët e Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe Lulzim Basha.

Ndërsa dy shkallët e para të gjyqësorit dhe kryeprokurori Llalla po shënojnë një rekord të turpshëm historik sa i takon bllokimit dhe mbylljes së dosjeve, një tjetër padi për vrasje me paramendim po përgatitet për Sali Berishën dhe Lulzim Bashën. Bëhet fjalë për krimin shtetëror të 21 Janarit, tashmë edhe simbol turpi për drejtësinë shqiptare. Familjarët e viktimave të 21 Janarit, janë në pritje të vendimit të Gjykatës së Lartë për fatin e Ndrea Prendit dhe Agim Llupos, për të kërkuar edhe një herë drejtësi për ekzekutimin mafioz të të afërmve të tyre. Të akuzuar nga familjarët e viktimave si dy përgjegjësit kryesorë për vrasjen e katër protestuesve, plagosjen e gjashtë të tjerëve, zhdukjen e pronave të krimit dhe pengimin e drejtësisë për të zbardhur ngjarjen, Sali Berisha dhe Lulzim Basha pritet të paditen në prokurori me akuzën e vrasjes me paramendim.

“Ne jemi në pritje të vendimit të Gjykatës së Lartë. Pas zbardhjes së këtij vendimi, ne do të ndërmarrin hapat e tjerë në kërkim të drejtësisë. Nuk përjashtohet një padi e re për Berishën dhe Bashën. Ne nuk e kuptojmë se pse prokuroria nuk i merr në pyetje ish-ministrin e Brendshëm dhe ish-kryeministrin. Pse nuk analizohen dëshmitë e tyre të fillimit?”, ka deklaruar Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës. Më tej ai ka deklaruar se ish-drejtori i Policisë së Shtetit nuk zbatoi urdhrat për arrestimin e gardistëve dhe për këtë nuk ka asnjë përgjegjës.

“Ish-drejtori i Policisë së Shtetit, nuk ka zbatuar urdhrat e Prokurorisë për ndalimin e personave të caktuar përgjegjës për vrasjen e nipit tim. Vrasësit ndodhen në Parlament dhe unë nuk e kuptoj se përse duhet që të gjithë të heshtin, u bënë tre vjet që askush nuk flet. Unë nuk kam asnjë akuzë për asnjë person në mënyrë konkrete, por di të them se shteti vrau njerëz të pafajshëm. Vrasësit vishen me kostume 10 mijë euro, ndërsa fëmijët e nipit tim nuk kanë më baba”, ka deklaruar ai. Edhe vëllai i të ndjerit Hekuran Deda, Zabit Deda, ka deklaruar se Berisha dhe Basha, herët a vonë, do të përgjigjen para drejtësisë për vrasjet e 21 Janarit.

Berisha dhe Basha

Dy bashkëkryetarët e Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe Lulzim Basha, nuk janë thirrur që të dëshmojnë në prokurori për vrasjet me paramendim të katër protestuesve në 21 Janar, në cilësinë e ish-kryeministrit dhe ish-ministrit të Brendshëm, të cilët kishin nën komandë Gardën e Republikës. Krahas apelimit në Gjykatën e Lartë, të vendimit të Gjykatës së Apelit, që liroi Ndrea Prendin dhe Agim Llupon, prokuroria ka rihapur edhe një herë dosjen pas rrëzimit të Sali Berishës nga pushteti, njeriut që e quajti ish-kryeprokuroren lavire bulevardi vetëm se kërkoi arrestimin e zinxhirit të gardës. Por, çuditërisht prokuroria nuk i ka thirrur për t’i marrë në pyetje, dy protagonistët kryesorë të 21 Janarit.

Alibitë e Berishës për 21 Janarin

Më 21 Janar qeveria e atëhershme vrau katër qytetarë të pafajshëm dhe plagosi me dhjetëra të tjerë. Në fillim Berisha tha se protestuesit kishin vrarë njeri-tjetrin, më pas pranoi vrasjet, por tha se Garda kishte zbatuar ligjin, pasi demonstruesit ishin vrarë brenda rrethimit. Kur u vërtetua se protestuesit ishin vrarë jashtë rrethimit, Berisha sajoi puçin e shtetit dhe ngriti një komision hetimor. Po ashtu, Berisha nuk lejoi as zbatimin e urdhrit të Prokurorisë për arrestimin e komandës së Gardës. Refuzimi i Berishës për të dorëzuar komandantët, shokoi ndërkombëtarët. Zhdukja e pamjeve filmike u vërtetua edhe nga FBI. Më pas Berisha hodhi në koshin e plehrave ekspertizën e FBI për vrasjet. Sot nuk ka asnjë të dënuar për këtë çështje.

Ja drejtuesit që nuk zbatuan urdhërat e prokurorisë

Katër janë drejtuesit dhe ish-drejtuesit e policisë që mund të vishen me përgjegjësi për moszbatimin e urdhër-arresteve të Prokurorisë. Përgjegjësia fillon tek ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj. Më pas përgjegjësia zbret tek ish-drejtori i Policisë së Tiranë, Sajmir Muça, tek ish-zëvendësdrejtori për Hetimin e Krimeve, Dorian Muça si dhe tek ish-zëvendësdrejtori për Rendin dhe Sigurinë Publike, Gjergj Jorgo. Ndërkaq, neni 253, i Kodit të Procedurës Penale parashikon që kur ka shkaqe të bazuara për të menduar se ka rrezik ikjeje, prokurori urdhëron ndalimin e personit që dyshohet për një krim, për të cilin ligji cakton dënimin me burgim jo më të ulët në maksimum se dy vjet. Në këtë rast, policia kryen ndalimin me iniciativën e vet kur nuk është e mundur, për shkak të gjendjes së ngutshme, të pritet urdhri i prokurorit.

Shoqata e Avokatëve: Të hapet dosja e 21 Janarit

Shoqata e Avokatëve Penalistë ka kërkuar hetimin e përgjegjësve për vrasjet e 21 Janarit, për dështimin e hetimeve dhe manipulimin e provave të krimit. Shoqata e Avokatëve Penalistë kërkon që të merren si të pandehur ish-krerët e Policisë së Shtetit dhe ish-krerët e Prokurorisë së Tiranës, për veprimet dhe mosveprimet e tyre, pas vrasjeve të 21 Janarit, veprime të cilat lejuan organizatorët e masakrës t’i shpëtojnë lakut të drejtësisë. Bëhet fjalë për ish-drejtuesin e Prokurorisë së Tiranës, Sokol Malaj, ish-drejtori i Policisë së Tiranës, Sajmir Muça dhe ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, sot nën hetim edhe për korrupsion. Shoqata e Avokatëve Penalistë deklaron se moszbatimi i urdhrave të prokurorisë për arrestimin e gjashtë drejtuesve të Gardës së Republikës është një akt i turpshëm, i paprecedentë dhe me pasoja penale. “Kërkojmë të ndiqen penalisht sa më shpejt drejtuesit e Policisë së Tiranës dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, si shkaktar të paprecedent që nuk zbatojnë 6 urdhra arresti të gjykatave shqiptare”, thuhet në deklaratë.

Udhëzimi i Bashës

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë rezulton se ishin udhëzuar dhe urdhëruar që të qëllonin protestuesit gjatë demonstratës së 21 Janarit. Në një raport për 21 Janarin të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm pranë Ministrinë së Brendshme, zbardhej plani për të masakruar protestuesit me armë speciale. Sipas raportit, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë duhet të qëllonin me armë speciale protestuesit. Por, edhe pse protesta degjeneroi në përleshje, protestuesit nuk u qëlluan, për arsyen e thjeshtë se policia nuk e zbatoi urdhrin. “Me shkresë Nr. 136/2, datë 21.01.2011, është bërë instruktazhi i trupave të FNSH 712,Tiranë. Në këtë instruktazh specifikohet që veprimet e trupave do të bëhen në grup, vetëm me urdhër të drejtuesve të shërbimit. Armët e zjarrit personale do të sigurohen në Repartin 712, që të mos jenë të pranishme gjatë zhvillimit të demonstratës, si dhe efektivi të jetë i veshur me pajisje speciale ROBOKOP. Gjithashtu, ekipi i armëve speciale, i granatave me gaz, i fishekëve plastikë, të përdorë pajisjet vetëm me urdhër nga Drejtoria e FLO, si dhe gjatë përdorimit të tyre të kihet kujdes duke synuar gjymtyrët e poshtme. Me Urdhër Nr. 143, datë 21.01.2011, Komandanti i Repartit FNSH 712, Tiranë, ka vendosur daljen me shërbim të efektivit”, thuhet në raportin e SHKB.

Ja si u paguan gardistët

Sali Berisha ka paguar për tre vjet me radhë të akuzuarit për vrasjet e 21 Janarit. Bëhet fjalë për ish-komandatin e Gardës së Republikës, Ndrea Prendi dhe vartësin e tij, gardistin Agim Llupo, për të cilët prokuroria kërkoi rreth një gjysmë shekulli burg, si përgjegjës për vrasjen e të paktën tre qytetarëve të pafajshëm dhe plagosjen e dhjetërave të tjerëve. Ndërkaq, ish-drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi ka deklaruar se Sali Berisha ka shpërblyer dhe paguar bashkëpunëtorët e tij në vrasjet e 21 Janarit. Skandali në fjalë ka shokuar edhe disa deputetë të PS, ish anëtarë të Komisionit të Sigurisë. Prendi dhe Lupo, ndonëse janë marrë si të pandehur për këtë ngjarje, janë pagur nga Sali Berisha me paratë e taksapaguesve shqiptarë. Madje, Ndrea Prendi rezulton të ketë qenë edhe komandant defakto i Gardës së Republikës. Gjithçka doli në pah nga një urdhër i ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri, i cili largoi dhe përjashtoi Ndrea Prendin dhe Agim Llupon nga Garda e Republikës. Adriatik Doçi


        
 
Next Post

Bardhësi në pranverë, qyteti mbulohet nga shkuma e mistershme, arrin deri në 5 metra lartësi

“Spektakël i jashtëzakonshëm”! Ja çfarë ishin ato që pamë mbrëmë në qiell (Video)

“Refuzoni” vaksinat e Bill Gates dhe përdorni 5 pikat e planit Basha, para dhe pas buke!

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

Na ndiqni në rrjetet sociale

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
rokubet giriş 1win giriş norabahis giriş yabancı dizi izle Betlist
electroluxpk.com gmetruth.com