Faza 2 në Britani me sa duket nuk ka gjasa të fillojë. Vendi që ishte më i gatshmi në Europë për mos të prezantuar mbylljet është bërë më i kujdesshëm në fillimin e rihapjes, falë frikës që ka kapur qeverinë dhe opinionin publik.
Të dhënat janë gjithashtu shqetësuese. Mbretëria e Bashkuar tani është vendi europian me numrin më të lartë të vdekjeve të koronavirusit, me më shumë se 32.000 viktima të regjistruara, sipas “Independent”.
Shqyrtimi i bllokimit pritet të enjten dhe është e qartë se ai do të zgjatet për tre javë të tjera. Kjo do të ishte edhe data në të cilën Boris Johnson do të paraqiste të paktën një hartë për ecurinë e fazës 2.
Por, kryeministri do të ketë kohë deri të dielën në mbrëmje për planin, kur do të dalë me një fjalim para kombit.