Dr. Zana Blaku – Tanushi, Farmaciste e Studimeve Klinike në SHBA foli në Open për medikamentin e quajtur Remdesevir, ku tha se ka ulur qëndrimin në spital të pacientëve nga 15 ditë në 11.
“Remdesevir është një medikament që ka dhënë rezultate shumë të mirë për Covid-19. Ka ulur qëndrimin në spital nga 15 ditë në 11. FDA e ka aprovuar këtë medikament për rastet e rënda. FDA gjithashtu ka dhënë një aprovim edhe për hidroklorikinën.
Remdesevir nuk është një medikamt që nuk njihet. Janë bërë teste edhe për sëmundjen e Malarjes por që nuk dha rezultatet e pritshme”- tha doktoresha shqiptare që jeton në SHBA.