Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj tha se udhëtimet nga një qytet në tjetrin mund të kryhen vetëm për personat që janë të punësuar.
“Po për fëmijët që duan të takojnë prindërit dhe nuk munden?”, e pyeti gazetari Blendi Fevziu. Ndërsa ministri Lleshaj tha se as ai vetë nuk i ka takuar prindërit e tij gjatë pandemisë së koronavirusit, ndonëse atij i lejohet, por për shkak të shqetësimit të infektimit të tyre me Covid-19.
Për ata persona që kanë biznes apo janë të punësuar, mund të aplikojnë në e-albania për të marrë leje për udhëtim ndërqytetas.
Po Lleshaj thotë se nuk ka ende një vendim për hapjen e kufijve.Sipas tij, Bashkimi Evropian ka vendosur që kufijtë mund të hapen pas datës 15 qershor, por kjo ende nuk është e sigurt.
“Kufijtë në perceptimin tim do të hapen atëherë kur kjo çështje të arkivohet. Deri më 15 qershor e kanë vendosur për ta hapur. Nuk lëviz dot si qytetar i zakonshëm përveç se me leje të posaçme. Fatkeqësisht jo!
Ne kemi interes të madh që të kemi kufijtë e hapur. Është tubi i oksigjenit dhe një prej tyre është turizmi. Ende nuk kemi një vendim as me Kosovën dhe as me Maqedoninë.Deri më datën 15 qershor, nuk do të kemi mundësi të udhëtojmë. Edhe mund të shkojë përtej kësaj date. Ka plot evidenca që edhe Koreja e Jugut që ishte model i menaxhimit ka tendenca shqetësuese.Patjetër deri kur virusi të jetë zhdukur ose një vaksinë të sigurojë mbrojtjen, jeta nuk do të jetë më normale”, tha Lleshaj në “Opinion”