Drejtoresha e AKSHI-së Mirlinda Karcanaj, në fjalën e saj në mbledhjen që kryeministri Rama ka bërë për Kadastrën, ku i pranishëm ishte edhe kreu i ALUIZNI-t Artan Lame ka shpjeguar sesi mund të kryhet aplikimi online lehtë dhe shpejt.
Në një moment, kryeministri Edi Rama i tërhoqi asaj vëmendjen, që të fshinte numrat e kartës që shfaqeshinnë dritare, në faqe.
“Mos ekspozo kartën sepse ta thajnë, ka shumë hakera në kompjuterin tim.
Nëse marrin numrat ata, arrijnë t’i shikojnë, fillojnë punën ata.” i tha kryeministri Karcanajt.