Padiskutim një gjest heroik mund të quhet ai i futbollistit shqiptar nga Kosova, Mehmet Hetamaj.
Ai arriti që të shpëtojë nga mbytja një fëmijë 10-vjeçar në Finlandë, atje edhe ku luan si futbollist me ekipin Seinajoki.
Nëna e futbollistit kishte reaguar e para për ta shpëtuar fëmijën, dhe kur nuk ja kishte arritur mesfushori shqiptar ishte futur duke e nxjerrë djalin nga uji.
“Ishte një ditë e bukur sot, kështu që nëna ime dhe unë kishim ardhur për të marrë rreze. Ne ishim rreth dhjetë metra larg ujit. Unë thjesht e tërhoqa atë mbi ujë me duart e mia dhe notova për pak metra derisa arrita të prek fundin me këmbët e mia.
Teknika ime s’ishte e duhura, kështu që s’do të ishte keq të mësoja teknikën e duhur për ta shpëtuar dike”, u shpreh futbollisti kosovar.
Nëna e djaloshit e ka falenderuar Hetemajn që i shpëtoi djalin nga mbytja.