1xbet betist supertotobet
1xbetm.info hipas.info wiibet.com mariobet giriş restbetcdn.com
escort bayan
konya escort
bakırköy escort ataköy escort
bedavabonus.com
izmir escort
bursa escort bursa escort
Marsbahis
Holiganbet
tesbih
escort konya
ankara escort
escort eryaman
Fapjunk.com
romabet romabet romabet
deneme bonusu veren siteler
  • KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, June 13, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Vihet në rrezik reforma zgjedhore, Rama nuk “bind” opozitarët e Parlamentit, skenarë për pazare kundër formulës amerikane

June 11, 2020
in Aktualitet, Kryesore
        
 

Miratimi i reformës zgjedhore në Parlament duket se nuk do të jetë aq i lehtë. Partia Socialiste nuk i ka votat e mjaftueshme dhe padyshim duhen votat e opozitës. Dje kryeministri Rama pati një takim në selinë e Kuvendit me opozitën parlamentare, për t’i bindur që të votojnë draftin e dakordësuar me PD-LSI. Në takimin gati dy orësh ka pasur shumë debate dhe opozita nuk pranon ta votojë nëse nuk ndryshon sistemi.

Madje kanë kërcënuar dhe me qëndrime radikale. Por dyshimet janë se po gatuhet një skemë pazari në prapaskenë dhe partitë e mëdha po përdorin opozitën. Ambasadorja e SHBA i detyroi të uleshin në tryezë dhe nuk kishin si vepronin ndryshe, por duket se për ta rrëzuar draftin po futen në lojë deputetët e rinj të Kuvendit. Meta, Berisha, Rama, Gjiknuri dhe shumë të tjerë nuk kanë mbetur të kënaqur nga kjo reformë.

Madje Rama e tha dje se ajo u bë vetëm për të kënaqur orekset e Bashës. Nga ana tjetër shefi i qeverisë rrëzoi si mundësi “blerjen” e votave, duke deklaruar se drafti duhet të kalojë me konsensusin e të gjithëve. Por deputetët e opozitës dukeshin mjaft të revoltuar duke treguar se ata nuk do e miratojnë. Mirëpo kjo duket se do të jetë një goditje e fortë ndaj amerikanëve. Dje reagoi edhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, i cili ka përshëndetur marrëveshjen dhe ka kërkuar që drafti të mbyllet sa më shpejt në Parlament. “Përshëndes marrëveshjen ndërpartiake të arritur në Shqipëri për reformën zgjedhore, e cila do të forcojë demokracinë dhe të ardhmen europiane të vendit. Inkurajojmë palët e interesuara që ta miratojnë këtë marrëveshje politike”, deklaroi Pompeo.

Dështojnë negociatat

Takimi i mbajtur në kryesinë e Kuvendit nuk ka prodhuar rezultate konkrete. Palët kanë rënë dakord që të vijojnë bisedimet me qëllim që të gjendet dakordësia që Kodi të kalojë me konsensus të plotë. “Natyrisht nuk gjetëm dakordësi. Në fakt unë i nënkuptoj përfaqësuesit e opozitës parlamentare, ndjehen të përjashtuar, të fyer, për faktin që pasi janë denigruar dhe janë fyer në mënyrë sistematike nga ata që i kanë sjellë në Parlament me firmat e tyre, gjenden përpara nevojës për të respektuar një marrëveshje që e konsiderojnë të padenjë dhe mbi të gjitha detyruese nga jashtë Parlamentit, për Parlamentin.

Megjithatë ajo që mendoj se është e rëndësishme, është që të vazhdojmë të diskutojmë. Më vjen keq që dëgjova në tryezë akuza edhe për tentativa për blerje, apo për influenca jo korrekte mbi deputetët. Akuzat ishin në bllok për ata që janë jashtë, por edhe në adresën tonë, dhe unë ju sigurova që ne nuk do të shkojmë në rrugën e një zgjidhjeje, ku thjesht dhe vetëm do të kërkojmë aritmetikën, por do të shkojmë në rrugën e një diskutimi, për të krijuar kushtet e një dakordësie”, tha Rama. Më tej ai kërkoi dhe ndihmën e kreut demokrat Basha për të bindur opozitën.

“Do mundohemi të flasim më shumë me njëri-tjetrin. Të futej edhe Basha në këtë proces, të bënte komunikim me ta, që i ka futur këtu në Parlament. Nuk është mëkat të bashkojmë forcat për të dhënë zgjidhje, një rruge jo të lehtë dhe që s’mund të komentohet nga klubet e natës nëpër ekrane që japin mend dhe zgjidhje, gjysmë shtrirë nëpër kolltukë”, tha ai.

Murrizi flet për grevë urie

Myslim Murrizi doli mjaft i revoltuar nga takimi me kryeministrin. Ai u shpreh se opozita nuk do e lejojë votimin e draftit pa konsensus duke folur dhe për veprime radikale, duke përmendur dhe grevën e urisë. “Gatuajnë një gjellë që nuk e dinë çfarë është. Ju bëftë mirë siç ju ka bërë prej 30 vitesh, unë dua një gjellë për shqiptarët. Patjetër që do të ketë një radikalizim. Do bëjmë bojkot.

Kishte hallin dhe menduar të vinte pasi të mbaronte dashurinë me Lulin. Jemi 7 me 7, do të vendosim kushte dhe sanksione në favor të asaj që kërkojnë shqiptarët. Nuk do të votojmë nëse nuk futen aspiratat dhe kërkesat e 39 deputetëve që kemi firmosur vjet si opozitë. Pastaj do shikojmë a do kemi grevën e famshme të Ilirit në 2008. Basha s’ka bërë ndonjëherë grevë, se kur vjen puna te buka është i kujdesshëm. Nuk ka fazë të dytë as fazë të tretë. Ne kërkojmë hapjen e sistemit. Pyeteni Ramën kur të dali çfarë thanë ata dhe çfarë thamë ne”, tha Murrizi.


        
 
Next Post

Pas 6 orësh seancë, ja çfarë vendosi Gjykata e Apelit për Saimir Tahirin

Deputetja e PD, Jozefina Topalli, duke hyre ne nje seance parlamentare, ku eshte debatuar ne lidhje me mbarvajtjen e zgjedhjeve lokale te 21 qershorit.	/r/n/r/nLawmaker Jozefina Topalli during a parliamentary session.

Çfarë po paralajmëron Jozefina Topalli? Ish-kryeparlamentarja ‘sulmon’ drejtpërdrejt Lulzim Bashën

Shifër rekord të infektuarish me COVID-19 në vend, Ministria e Shëndetësisë zbulon ku u shënuan rastet e reja

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

Na ndiqni në rrjetet sociale

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
rokubet giriş 1win giriş norabahis giriş yabancı dizi izle Betlist
electroluxpk.com gmetruth.com