Turistët e mbërritur nga Bjellorusia një ditë më parë në Rinas kanë populluar plazhet e Vlorës me turistët e parë të huaj.
Aspak të trembur nga Covid-19, ata shprehen se Shqipëria është një vend më i sigurt se Bjellorusia, e cila nuk u izolua për asnjë moment nga koronavirusi.
“Do të jem e shëndetshme. Ka vitaminë D dhe det, jam më e sigurt këtu sesa më Bjellorusi”, shton një turiste për a2.