Nëse do të shfletosh lajmet e portaleve dhe rrjetet sociale në Shqipëri, do gjesh mjaft material argëtues për t’u zbavitur gjatë ditës.
Sot p.sh, ka pasur disa të tilla, që nga sondazhi i Divjakës së Sali Berishës, deri tek teorit e profesor Zanit e Alfred Cakos.
Por nuk mund të mbeste pas as Nikoll Lesi.
Sipas tij, Ilir Meta e ka pritur sot Lulzim Bashën si kryeministër, ndërsa ka nënshkruar edhe “Besëlidhjen e dytë të Lezhës”.
“Sot Lulzim Basha ishte te presidenti Republikës. Ilir Meta priti sot në një takim kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha lidhur me çështjen e ndryshimeve kushtetuese.
Presidenti e ka pritur kryetarin e PD-së, pikërisht në sallën ceremoniale ku ai pret vetëm presidentë dhe kryeministra.
Mesazhi ishte i qartë mes rrjeshtave të njoftimit pas takimiti si dhe nga fotot e shpërndara.
Nënteksti i mesazhit është se Bashës po i vjen pushteti si kryeministër kurse Rama po ikën nga pushteti.
Këtë e përforcon edhe fakti se para nisjes së takimit zyrtar, presidenti Meta i ka treguar kryetarit të PD-së edhe pikturën e Besëlidhjes së Lezhës, që ndodhet pikërisht në qendër të sallës ceremoniale, që kreu i shtetit përdor për pritjen e personaliteteve më të larta shtetërore vendas dhe të huaj.
Mëqënëse kryeministri i sotëm, Rama sulmon dhe anatemon Ilir Metën si zyrë opozite, presidenti ia ka kthyer me të njëjtin stil përgjigjen”, thotë Lesi.
Dhe të mendosh që dita s’ka përfunduar ende.
Mund të kemi perla të tjera. (TemA)