Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur interesit të gazetarëve se nëse në zgjedhjet e ardhshme PS nuk do të plotësojë votat për të qeverisur e vetme a do bëjë koalicion me PD.
Gjatë fjalës se tij, Rama përgjigjet se kjo nuk do të ndodhë dhe nëse do të humbasë zgjedhjet do të përqafoj shqiptarët dhe t’u thotë puna e mbarë atyre që do marrin stafetën.
“Ditën që shqiptarët nuk do më besojnë mua në rolin e kryeministrit do i përqafoj shqiptarët me mirënjohje që nuk di ta shpreh. Do t’iu them puna e mbarë atyre që do marrin stafetën” – tha Rama