Sali Berisha bëri një postim në rrjetet sociale për çmimin e lartë të naftës, por mesa duket nuk e ka pritur reagimin e qytetarëve.
Berisha shkruajti se nafta në Gjermani është 33% më e lirë se në Shqipëri, ndërsa paga mesatare në Gjermani është 10 herë më e lartë se sa në Shqipëri.
Qytetarët kanë reaguar ashpër, duke i kujtuar ish-kryeministrit Berisha se çmimi i lartë i naftës ka qenë që në kohën kur ai ishte në pushtet.