Ditën e djeshme kryeministri Rama njoftoi se pagat e mjekëve do të rriten me 40%, ndërsa të arsimtarëve me 15%, gjithashtu edhe paga minimale do të shkojë nga 30 mijë lekë. Ndrshime këto që hyjnë në fuqi nga 1 janar 2021.
Mirëpo menjëherë pasi kryeministri i bëri publike këto ndryshime, zërat kritikë e akuzuan se po i përdor për fushat, për të siguruar votat për zgjedhjet e 25 prillit 2021.
Mëngjesin e sotëm kryeministri Rama iu është përgjigjur me fakte të gjithëve atyre që e akuzojnë pse u kujtua sot për të rritur pagat dhe jo më parë. Rama ka publikuar në rrjetet sociale disa të dhëna nga fondi i pagave të shtetit ku shihet sesi kanë ndryshuar ato nga viti 2006 deri në vitin 2021.
“MIRËMËNGJES
dhe me këto dy shifra për fondin e pagave të shtetit, për thuajse të njëjtin numër punonjësish, ku mund të shihni përgjigjen e qartë të pyetjes, “A janë rritur a s’janë rritur pagat?”, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.