1xbet betist supertotobet
1xbetm.info hipas.info wiibet.com mariobet giriş restbetcdn.com
escort bayan
konya escort
bakırköy escort ataköy escort
bedavabonus.com
izmir escort
bursa escort bursa escort
Marsbahis
Holiganbet
tesbih
escort konya
ankara escort
escort eryaman
Fapjunk.com
romabet romabet romabet
deneme bonusu veren siteler
  • KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, July 8, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

E trajtojnë Shqipërinë si plaçkë! Rama: LSI do të vijë në pushtet për t’i pirë gjakun vendit, Meta vjen vërdallë varreve me trastën e dekoratave!

October 22, 2020
in Aktualitet, Kryesore
        
 

Kryeministri Edi Rama ka shtuar dje dozën e sulmeve në adresë të presidentit Ilir Meta dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Nga oborri i inceneratorit të Elbasanit, i shumësulmuar nga opozita, kryeministri Rama foli për nismën “Deputeti që duam”, ndërsa sërish ka përmendur presidentin Meta, të cilin e ka kritikuar për dhënien e dekoratave. Rama theksoi se kreu i shtetit vjen vërdallë varreve me trastën e dekoratave dhe se nuk po i lë të vdekurit rehat se të gjallët jo e jo, ndërsa e akuzoi se po e trajton vendin si plaçkë.

Madje, shefi i qeverisë thumboi Metën kur tha se ka marrë të gjitha privilegjet nga Shqipëria e se nuk ka se çfarë kërkon më tepër. “A mund të ma thotë njeri çfarë kërkon më shumë Ilir Meta sot, çfarë do, çfarë duhet akoma që Shqipëria t’i japë Ilir Metës.

Që kur ka lindur shteti shqiptar asnjë figurë politike nuk ka marrë aq sa ka marrë Ilir Meta, nuk ka privilegj më të lartë se të jesh kryeministër, kryetar Parlamenti, president, e le më pastaj që të jesh kryetar Parlamenti , kryeministër pa u bërë 50 vjeç, këto ia ka dhënë Shqipëria Ilir Metës.

Që nuk lë të vdekurit rehat se të gjallët jo, tani që ka marrë trastën dhe vjen vërdallë për të dekoruar heronjtë për t’i bërë mjeshtër pune, zanati, e bëj këtë pyetje për fenomenin e tmerrshëm, për fenomenin e mos ndaljes së trajtuarës së Shqipërisë si plaçkë”, deklaroi ai.

LSI do vijë në pushtet për t’i pirë gjakun vendit

Por teksa ethet e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit kanë nisur prej kohësh, e ku palët janë në llogore dhe kanë nisur sulmet politike nga të gjitha kahet, kryeministri Edi Rama shfrytëzoi aktivitetin në Elbasan për të sulmuar Lëvizjen Socialiste për Integrim. Rama theksoi se pa Partinë Socialiste vendi është kthyer gjithmonë mbrapa, ndërsa shtoi se LSI po lufton për të ardhur në pushtet për t’i pirë gjakun vendit.

“Imagjinoni sikur Shqipëria të mbetet në dorë të Monika Kryemadhit, Ilir Metës, Sali Berishës dhe Lulzim Bashës. Nuk e imagjinoj ç’do të thotë për të marrë Lulin e t’i japësh pushtet Ilir Metës. T’i japësh votat LSI-së për t’i pirë gjakun shtetit”, u shpreh ai. Më tej kryeministri Edi Rama theksoi se sa herë që Partia Demokratike ka marrë në dorë çelësat e shtëpisë, e ka bërë shtëpinë rrëmujë, ndërsa sipas tij, Partia Socialiste ka vendosur rregull në “shtëpi”.

“Shtëpia ajroset, sigurisht që ka vështirësi, por ecën. Ne sot kemi një qeveri që ka një ekuilibër gjinor dhe ne vendosim rregulla e kemi norma. PD dhe LSI nuk kanë të ardhme”, tha ai.

Rama: Basha bosh, dezhurn në drejtimin e PD

Më tej kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer epitetet për kryedemokratin Lulzim Bashën në aktivitetin “Deputeti që duam” i mbajtur dje në Elbasan. “Dezhurn, zëvendësues, bosh” janë termat që Rama tha për rivalin e tij, ndërsa ndër të tjera u shpreh se Partia Demokratike nuk ka asnjë ide, asnjë ndryshim ndër vite dhe nuk mundet të thotë që është gati të qeverisë.

“Si mundet PD sot të thotë jam gati të qeveris kur nuk ka reflektuar asgjë. Janë të njëjtët njerëz, të njëjtat ide me ndryshimin që në vend të liderit është një zëvendësues, një dezhurn, është një bosh. Por sidoqoftë ne nuk e kemi betejën me ta. Ne PS. Kundërshtarët tanë në këtë betejë nuk janë ata, ata janë kundërshtarët e Shqipërisë, të së ardhmes së Shqipërisë dhe kundërshtarë të çdo shqiptari që do të jetojë këtu dhe çdo të riu.

Kundërshtarët tanë janë ato ndjenja vetëkënaqësie, vetëpërmbushjeje që të pengojnë të shohësh shumë më tutje kur je i pari. Ne na duhen vajza dhe djem si vajza që foli para meje dhe Evisit, shqiptarë që vijnë nga jeta e përditshme, vijnë nga puna, nga përpjekjet dhe rezultatet në rrugën e tyre, qofshin në rrugën e qytetit, qofshin në rrugën e fshatit. Qofshin profesionistë në qytet apo fshat”, nënvizoi kryeministri Edi Rama. /Rigels Seliman


        
 
Next Post

Aleatët e Bashës i vënë shkelmin LSI, Ilir Meta nis lobimet në Bruksel për të shpëtuar partinë, letra kundër Ramës e reformës zgjedhore

Aferat në Gjykatën e Lartë dhe Kushtetuese, ILDKP, Kadastra e KPK dorëzojnë në SPAK dosjet e të ngelurve në veting, “shpëtojnë” gjyqtarët e thjeshtë

BE: Reforma në drejtësi e domosdoshme, procesi i vetingu ka nevojë për burime për të ecur, përparësi ngritja Kushtetuese

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

Na ndiqni në rrjetet sociale

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
rokubet giriş 1win giriş norabahis giriş yabancı dizi izle Betlist
electroluxpk.com gmetruth.com