1xbet betist supertotobet
1xbetm.info hipas.info wiibet.com mariobet giriş restbetcdn.com
escort bayan
konya escort
bakırköy escort ataköy escort
bedavabonus.com
izmir escort
bursa escort bursa escort
Marsbahis
Holiganbet
tesbih
escort konya
ankara escort
escort eryaman
Fapjunk.com
romabet romabet romabet
deneme bonusu veren siteler
  • KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, July 10, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Blog

Mero Baze: Opozita në rolin e “supervizorit” të ndërtimeve dhe koronavirusit një dhuratë për Edi Ramën

November 4, 2020
in Blog
        
 

Opozita vazhdon të sillet rrugëve e lagjeve, herë duke publikuar një ndërtim të sapofilluar, herë një përrallë me mjek e spitale, herë me vuajtjet që po heqin shqiptarët nga qeveria, që nuk di të menaxhoj situatat e termetit dhe të pandemise dhe herë me mburrje prej idiotësh me 5 pika për ekonominë, fitoren mbi koronën dhe zhdukja e pasojave të termetit me të ardhur Luli kryeministër .

Gjithë kjo tollovi i bënë qytetarët tu largohen “magjistarve”, duke i bërë një nder të madh Ramës edhe sikur të mos rreshtohen në krahë të tij. Analisti Mero Baze i bënë një analizë të saktë këtij fenomini, në shkrimin e tij: Rreziku i opozitës në rolin e “supervizorit”

Nga Mero Baze

Kam disa ditë që dua të kuptoj përse bën video mesazhe një deputete e Partisë Demokratike, tek vendi ku po rindërtohet gjimnazi “Sami Frashëri” në Tiranë. Në fillim u hap si lojë nga Kryemadhi, e cila papërgjegjësinë e gjërave që thotë e ka si imunitet. Ajo shpiku që gjimnazi “Sami Frashëri” do të ndërtohet në Paskuqan.

Përpara kësaj historie, një grup tjetër grash afër PD-së kishin protestuar pse u prish shkolla, se aty kishin kujtimet e rinisë, dhe po prishej memoria e Tiranës.

Në fakt, ndërtesën e prishi tërmeti, i cili duket se ishte treguar i pamëshirshëm me kujtimet e këtyre grave në moshë.

Pastaj doli një version tjetër, që truallin do ta marrë pronari e nuk do të ndërtohet shkolla, por pallat.

Ndërkohë aty është bërë tenderi dhe ka nisur puna nga ndërtimi.

Pas kësaj u pranua që shkolla po ndërtohet, por Veliaj po gënjen se aty nuk po punohet shpejt, por po punohet ngadalë. Bile një video-mesazh tregonte se aty në një orë të pacaktuar të ditës, nuk po punohej fare.

Tani unë e kuptoj që disa nga gratë e reja të opozitës duan të bien në sy, derisa të bëhen listat, por nuk është e thënë që të bien në sy për kauza boshe, pasi përveçse humbet besueshmërinë kur do të thuash ndonjë gjë të rëndë vërtet, bëhesh dhe i lodhshëm për qytetarët.

Unë personalisht fillova të interesohem vërtet, duke pyetur si nga Bashkia, ashtu dhe nga opozita, se mos dinin ndonjë gjë që nuk e kuptoja dot, pse duhet të merret opozita në Tiranë, një javë rresht, me këtë shkollën, por asnjë nuk kishte përgjigje.

Nga akuza për prishje të paligjshme, pasi u dëmtua nga tërmeti, tek akuza për përvetësim trualli, pastaj tek ndërtim në Paskuqan, pastaj tek vonesa në ndërtim dhe vazhdimi më tej i kësaj historie, të krijon përshtypjen se opozita në Tiranë është supervizorja e kompanive që ndërtojnë punët publike.

Nuk di sa mund të jetë mobilizuar kompania që ndërton gjimnazin në fjalë pas vërejtjeve të supervizores opozitare, por pas kësaj pres ta shikoj në ndonjë pallat tjetër të prishur nga tërmeti, duke u ankuar për cilësinë apo sheshin e ndërtimit. Bile në një rast pashë që opozita kishte protestuar pse Edi Rama e merr podiumin me vete, që të mos i bëhen këpucët me baltë në kantier. Prit kur të veshë çizme dhe ai.

Kjo gjë vetëm sa i bën nder Qeverisë. Nëse e shikon sa i papërtuar është Veliaj dhe Rama t’u përgjigjen për këtë rast, e kupton se sa rehat kanë rënë me supervizorët e tyre.

Në të njëjtin kurth ka rënë dhe vetë kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, të cilit i është mbushur mendja se ka një plan me 5 pika kundër COVID, që po ta zbatojë Rama, as do kemi të sëmurë, as të vdekur, as të prekur nga varfëria prej pandemisë.

Guximi për ta trajtuar pandeminë dhe protokollin shëndetësor të saj, si një plan të Edi Ramës kundër shqiptarëve, që e ka zbuluar Lulzim Basha, është fëminor dhe si gjetje.

Ne për fat jemi ende në kufijtë kritikë të daljes së situatës nga kontrolli, por nuk kemi mbërritur pikën më të keqe. Nuk është asnjë surprizë që mund ta mbërrijmë në një vend ku masat izoluese neglizhohen dhe opozitarët quajnë opozitë të zihen me policët pse nuk mbajnë maskën, dhe ta shajnë “nga robtë e shtëpisë”, Edi Ramën.

Por COVID do iki një ditë dhe do t’i kthehemi jetës normale. Këto takimet e Lulit me mjekë që janë anëtarë të PD, për t’u treguar atyre si shpëtohet nga COVID, janë fyese dhe për ata vetë, edhe pse janë me PD. Në fund të fundit ata mjekë janë, dhe më shumë se Basha marrin vesh nga kjo histori. Le pastaj kur tenton të flasë dhe me shifra.

Zgjedhjet në SHBA sapo mbaruan dhe presidenti Trump, një menaxhues skandaloz i COVID, nuk është dëmtuar aspak prej saj, edhe pse mund të humbasë për arsye të tjera.

Nëse Basha mendon se Ramën do ta mundë me ndihmën e Zotit, d.m.th me tërmetin dhe pandeminë, vetëm sa ja bën më të lehtë fitoren.

Kurse këtë zellin për t’u shfaqur si supervizor i punëve të qeverisë, nuk ja merr kush për keq. Problemi është të jetë opozitë me mënyrën si qeverisë Rama, jo “supervizor” i punëve të tij. Se atë punë ja lë me qejf ai./TemA


        
 
Next Post

Çmenduri dhe lot! Vllaznia eliminon ekipin turk në “Champions League”: Krenaria shqiptare fiton dramën

VIDEO/ ‘Tensionohet’ situata në SHBA, mbështetësit e Trump-it dynden në qendrat e votimit…

Sondazh në zgjedhjet e SHBA/ Hebrenjtë “tradhtuan” Trump, votuan demokratin Biden

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

Na ndiqni në rrjetet sociale

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
rokubet giriş 1win giriş norabahis giriş yabancı dizi izle Betlist
electroluxpk.com gmetruth.com