ShBA orë pas ore i afrohen rezultatit final të zgjedhjeve presidenciale, ndërkohë që është shënuar pjesëmarrja më e lartë që nga viti 1900. Biden edhe nëse nuk do të zgjidhet në postin e presidenti, ai ka thyer rekordin e ish-presidentit Obama për sa i përket numrin të votës popullore.
Biden ka udhëhequr gjatë gjithë ditës, megjithatë jo në masën e parashikuar nga sondazhet e mëparshme. Gjashtë janë shtetet të cilat pritet të përcaktojnë fatin e kreut të arrdhshëm të Shtëpisë së Bardhë: Arizona, Xhorxha, Nevada, Wisconsin, Michigan, Pennsylvania, Karolina e Veriut, në të cilat rezultati i votimeve mund të ndryshojë, duke i dhënë një mundësi më shumë kandidatëve për të siguruar postin drejtues në Zyrën ovale.
Mediat vendase bëjnë me dije se Joe Biden praktikisht ka fituar Uiskonsin, Arizonën, Nevadën, Virginia, Maryland, Vermont, New Jork, Masaçusets, Konektikat, Ilinois, New Mexico dhe Kolorado dhe kryeson me një përqindje të Vogël në Michigan.
Nga ana tjetër Trump e filloi mirë garën duke ‘blinduar’ dy shtetet që historikisht kanë votuar për republikanët, Kentucky, Indiana dhe Karolina Jugore, Oklahoman, Missisipi, Alabama, Tennessen, Nebraska, Virxhinian Perëndimore, Wyoming. Trump kryeson në Xhorxha dhe Pensilvani, vendlindja e kandidatit demokrat, ku sipas guvernatorit të shtetit në SHBAnumërimi i votave në Pensilvani mund të mos përfundojë sot pasi aty janë dërguar të paktën 3 milionë vota me postë.
Kjo mund të nënkuptojë një rezultat “të varur” për ditë, pasi parashikimet i japin Trump një avantazh, por votat postare konsiderohen demokratike. Deri më tani mund të kuptohet se Biden nuk ka treguar performancën e pritur veçanërisht në shtetet kyç të betejës dhe në anën tjetër Trump po fiton me hapa të avashtë terren drejt postit të kreut të Shtëpisë së Bardhë.