Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edvin Kulluri, ka ironizuar opozitarët që kanë hedhur akuza dhe kanë sharë presidentin ende në detyrë të SHBA, Donald Trump.
Kulluri thotë se Donald Trump nuk ka nisur asnjë luftë, por i ka qetësuar konfliktet, ndërsa për studiuesin Joe Biden pretendon se nuk ka bërë asgjë për njohjen e Kosovës.
Ai ironizon opozitarët, të cilëve i thotë se kur ta kuptojnë të vërtetën do të qajnë duke kërkuar ikjen e Lulzim Bashës.
“Qenie më qesharake se këta trimat e liberalizmit në opozitë nuk gjen mbi tokë!
Trump i cili nuk nisi asnjë luftë por veçse qetësoi konfliktet e nisura dhe përfunduar në dështime nga parardhësit, qenka problem për botën!
E më e bukura është se Biden që do “bëjë namin” në Ballkan, ka qenë 8 vjet zv/President në një administratë që nuk pati asnjë rezultat në njohjen e Kosovës nga Serbia!
Por kur ta kuptojnë se Rama e Veliaj janë investimi kryesor i establishmentit në Shqipëri, do fillojnë të qajnë “Luli Ik” derisa të qetësohen nga “himni kombëtar në oborrin e PD”!!!”, shkruan Kulluri në rrjetet sociale.