Nga Adriatik Doçi
Deputetët e mazhorancës kanë përgatitur një draft për rregullimin e veprimtarisë së Presidentit, kufijtë e kompetencave dhe bashkëveprimin me institucionet e tjera, nismë e cila është konsideruar si akti puçist nga kreu aktual i shtetit, Ilir Meta.
Ky është drafti i dytë i hartuar nga përfaqësuesit e shumicës parlamentare. Në 28 dhjetor 2016, deputeti socialist Ulsi Manja, depozitoi në Kuvend një projektligj organik për Presidencën. Nisma ka hyrë dhe ka dalë disa herë nga axhenda e Kuvendit, ndërsa sot rezulton e tërhequr.
Ndryshe nga drafti i publikuar nga Shqiptarja.com ditët e fundit, projektligji i vitit 2016 parashikonte një kapitull me 24 nene vetëm për statusin dhe privilegjet e Presidentit, duke përfshirë zonjën e parë dhe fëmijët.
Në draftin e parë, si siguruar gjithashtu nga Shqiptarja.com, parashikoheshin rreth 21 privilegje jashtë realitetit shqiptare për kreun e shtetit dhe familje e tij. Mes privilegjeve parashikohen mjekë personalë, banesë, zyra dhe staf nga shteti pas mbarimit të mandatit dhe deri në fund të jetës.
Makinë zyrtare, shofer dhe pasaporta diplomatike gjatë dhe pas mbarimit të mandatit. Në rast vdekje të Presidentit, zonja e parë merr gjithmonë 50 % të pagës së tij. Kompensim financiar për presidentin dhe zonjën e parë në rast sëmundje apo aksidenti etj. Kjo nismë ka qëndruar në sirtarët e Parlamentit që kur kryetar Kuvendi ishte Meta, i cili nuk e ka kritikuar.
Privilegjet e parashikuara për Presidentin dhe zonjën e parë në projektligjin e tërhequr:
1.Dy mjekë personalë për t’u kujdesur për shëndetin e Presidentit
2.Pas mbarimit të mandatit, Presidentit i sigurohet një sipërfaqe për banim, pa pagesë.
3.Pas mbarimit të mandatit, Presidentit i sigurohet një zyrë deri në 100 m2 për kryerjen e aktivitetit të tij.
4.Presidentit pas mbarimit të mandatit si sigurohet staf mbështetës të përberë nga të paktën dy persona.
5.Presidenti pas mbarimit të mandatit ka të drejtë shfrytëzimin e makinës zyrtare dhe shoferit.
6.Trajtim financiar në rast sëmundje.
7.Përfitim financiar në rast dëmtimi në aksident
8.Trajtim financiar në rast sëmundje për zonjën e parë
9.Përfitim financiar në rast dëmtimi në aksident për zonjën e parë
10.Në rast vdekje të Presidentit, zonja e parë merr gjithmonë 50 % të pagës së tij.
11.Në rast vdekje të Presidentit, familjes së tij si sigurohen ambiente zyrtare sipas nevojës për pritje dhe përcjellje zyrtare.
12.Në rast vdekje të Presidentit, familjes së tij si sigurohen strehim sipas nevojës, siguri personale dhe e drejta e përdorimit të makinës zyrtare dhe shofer.
13.Zonjës së Parë i jepet leje për mungese në pune për të kryer funksionet e përcaktuara në protokollin e shtetit.
14.Zonjës së Parë i rimbursohen shpenzimet që kanë të bejnë me përfaqësimin brenda vendit dhe gjatë vizitave të huaja.
15.Pas mbarimit të mandatit, Presidenti merr pension suplementar.
16.Pas mbarimit të mandatit, Presidenti mund të përfitoje shpërblime të tjera nga shteti, por shuma e tyre nuk mund të kalojë shumën e pagës së Presidentit në detyrë.
17.Pas mbarimit të mandatit, Presidentit i sigurohet mbrojtje personale nga Departamenti i Personaliteteve.
18.Ne rast vdekje të Presidentit, të cilit i ka mbaruar mandati, ceremonia mortore kryhet me nderime shtetërore dhe shpenzimet e shtetit.
19.Presidenti pas mbarimit të mandatit merr pjese në ceremonitë zyrtare duke zëne vend pas Presidentit në detyrë, kryetarit të Kuvendit, kryeministrit dhe kreut të Kushtetueses.
20.Pas mbarimit të mandatit, Presidenti dhe familja e tij mbajnë pasaportat diplomatike.
21.Pas mbarimit të mandatit, shteti i siguron Presidentit shpenzimet materiale për nevojat e realizimit te aktiviteteve të tij./shqiptarja.com