Pas protestës së dhunshme përpara Ministrisë së Brendshme, qytetarët kanë marshuar drejt Kryeministrisë.
Shiu i dendur nuk i ka ndalur ata të vazhdojnë të protestojnë për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha.
Por ajo që ka bërë habi ka qenë një sherr i nisur prej disa të rinjve me njëri-tjetrin.
Nga pamjet e siguruara, në sherr duken dy reperët, Arkimed Lushaj, i njohur me emrin Stresi dhe Big Kik.
Nuk dihet se çfarë ka ndodhur mes tyre, por protesta me sa duket ka shërbyer që ata të lajnë edhe hesapet me njëri-tjetrin.