Komisioni i Ekonomisë ka vendosur sot që të rrëzojë dekretin e presidentit Meta për Buxhetin e vitit 2021. Me shumicë votash deputetët kanë vendosur rrëzimin e dekretit që sipas tyre ka prapavijë politike, dhe presidenti nuk mund të shërbejë si bllokues i buxhetit.
Ndërkohë që punimet e Komisioneve vijojnë që të qendrojnë online, me deputetë të pabindur që ende flasin nga makinat e tyre, edhe pse u është tërhequr vërejtja nga ana e kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi.
Ishte deputeti Korab Lita, i cili ka shkelur kështu urdhrin e kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi, teksa ky i fundit i bëri të qartë deputetëve disa kohë më parë se gjatë mbledhjeve të komisioneve duhet të jenë në zyrë apo shtëpi dhe jo në makinë.
“Jeni në sytë e publikut, siç jeni ju dhe unë “online”, janë “online” edhe ato për publikun dhe nuk është serioze që, ndërkohë që zhvillohet mbledhja e Komisionit, deputeti, meqë ia lejon elektronika, të flasë nga makina”, pati tërhequr vërejtje Ruçi.