LSI-ja duket se është drejt shkrirjes së plotë. Dhe këtë e dëshmojnë largimet e fundit nga kjo parti, Edhe Elez Gjoza, pjesë e strukturave të LSI u largua pak ditë më parë nga kjo parti për t’iu bashkuar PS.
Pikërisht këto lëvizje kanë ngjallur reagimin e juristit Romeo Kara, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se sikurse po e shohim në politikën shqiptare gjithçka justifikohet me qëllimin për të fituar zgjedhjet pavarësisht kostos.
“Ja dhe kolopuçi…”, Romeo Kara i publikon Ilir Metës videon që po shpërndahet me shpejtësi, qytetarët nuk i lënë gjë pa nxjerrë: Është i gëzuar se vodhi floririn e Shqipërisë!
“Aspekt nga pazari politik.
Largim-pranimi i menjehershem i drejtuesve nga nje parti tek tjetra, tregon se partite kane mentalitet, thelb dhe funksion të njejte.
Ky pazar konvertimi i pacipe politik i militanteve, flet qarte për mungesen e idealizmit në politiken aktuale,
Partite duket sikur funksionojne si seksione të se njejtes parti, ku kalimi nga njeri seksion tek tjetri, behet thjesht me urdher dite nga lart dhe zbatim pa të drejte kundershtimi poshte.
Jo vetem kaq, por ky lloj pazari respekton edhe kursin e kembimit, pasi behet ekuivalentimi i pozicioneve nga njera parti tek tjetra.
Ai qe largohet drejtues nga nje parti, gjen po te njejtin pozicion në mos me lart, tek partia tjeter. Kjo norme fitimi, sigurisht qe e ploteson me se miri pazarin politik.
Gjithshka justifikohet me qellimin për të fituar zgjedhjet, pavaresisht kostos, rruges, mjeteve dhe moralit.
Sic po shkojne punet, nuk do ishte cudi qe ky pazar politik të funksiononte si blerja apo shitja e lojtareve te futbollit, ku ekipi (partia) do të mund edhe t’a huazonte lojtarin e blere tek nje ekip (parti) tjeter për disa kohe.
Vend me të mire për të ngritur bursen e ketij pazari, se tek Pazari i Gjese se Gjalle, rruges për Tufine, nuk do të kishte.
Rendesi ka fitorja, të tjerat nuk kane shume vlere.”, shkruan Romeo Kara.