Deputeti i listave të PD që tradhëtoi partinë duke marrë mandatin Erion Piciri akuzoi qeverisjen e kryeministrit Edi Rama se po e drejton Shqipërinë në kahun e gabuar të historisë.
“S’na duhet një spital ndërkohë që humbasim tre të tjerë nga keqqeverisja”, tha ndër të tjera ai në parlament duke shtuar se:
“Luajtja për axhenda turkomane apo me Lindjen e Mesme është shkatërrim i kombit tonë.
Ajo që po bëni sot është një dëm i madh për Shqipërinë që do të ketë dëm të madh për imazhin dhe interesat.
Ne duhet të tregohemi Europianë. Nuk na duhet një spital në Fier ndërkohë që humbasim tre të tjerë nga keqqeverisja.
Turku nuk ka lidhje me rrugëtimin tonë. Ndaj kujdes me rrugëtimin që po merrni.