Kandidati për deputet në listën e Partisë Demokratike në Lezhë, Agron Gjekmarkaj ka reaguar pas fotomontazhit të bërë sot nga kryeministri Edi Rama teksa po prezantonte kandidatët e PS.
Gjekmarkaj tha në OPEN se Rama nuk ka pse të vendosë një burrë e një grua aty, sepse “askush nuk votohet për seksin dhe bukurinë, por për integritetin dhe shkollimin“.
Gjekmarkaj e akuzoi kryeministrin për bullizëm, ndërsa tha se Rama frikësohet prej tij sepse ai ka integritetin dhe shkollimin që kryeministri nuk i ka.
“Atëherë unë e di, e di që e frikësoj Ramën. Shkollimin dhe integritetin që kam unë si person, ai nuk e ka.
E di që e frikësoj. Por nuk ka pse nxjerr aty një grua e një burrë, se unë nuk votohem për seksin, as se jam i bukur, as me thinja apo i shëmtuar.
Po Marku çfarë ka për tu sharë? Se ka studiuar në La Sapienza? Ka integritet?
Unë sot duhet të isha duke u marrë me punët e mia, si pedagog dhe analist, por thirrja e të parëve ka qenë që më shtyu t’i futesha politikës,”– u shpreh Gjekmarkaj.