Meta i trembur nga reforma amerikane në drejtësi, sa herë i jepet mundësia sulmon SHBA dhe reformën. Deklaratat e tij perverse dhe qeshrake, se Ardian Dvorani duhet te ishte ne burg dhe jo te dekorohej, duke nenkuptuar mbrojtjen qe i ben SHBA e kjo është e paprecedent dhe e turpshme për postin që përfaqëson Meta.
Publikisht flet përçartë, sikur këtë e ka thënë Komisioni i Venecias, që nuk ka thënë asgjë, aq më tepër që ky Komision nuk është as gjykatë dhe as Porkurori, por jep opinioni si një organizëm këshillues në fushën e ligjeve dhe as që mund të i afrohet opinioneve të Departamentit të shtetit të SHBA-së.
Por Iliri e di se çfarë e pret, nëse drejtësia bënë atë që kërkoi Dvorani , përdorimin në gjykim të ekspertixës së FBI-së, ndaj Ilir nuk mund ë hesht sepse gjuha shkon aty ku dhemb dhëmbi.
Ja përçartjet e Likes:
“Nëse do funksiononte Reforma në Drejtësi, i pari në burg do ishte Adrian Dvorani e thotë qartë raportit i Komisionit të Venecias.
E dyta në burg do ishte ministrja e Drejtësisë që falsifikoi vendimet e KED, për ti rrëmbyer Presidentit të Republikës, anëtarin e Gjykatës Kushtetuese.
Pra, Reforma në Drejtësi, është edhe ajo që vajti u betua të Ura e Lanës.
Reforma në Drejtësi është ajo që ka denoncuar LSI aferën e inceneratorëve, ku Rama këta persona të përfshirë në këtë aferë i ka vendosur me prioritet në listat e partisë së tij.
Për këta persona ka spostuar figura të njohura të Partisë Socialiste, me qëllim që ti bëj thirrje SPAK-ut që pusho ti, se këta i kam deputet dhe i kam në mbrojtje.
Dhe u thotë këtyre që mos flisni ju për mua dhe për ata të tjerët se ne i kemi bërë bashkë këto, sepse Ju u mbrojmë ne, pra kjo është Reforma në Drejtësi”, deklaron Meta./Ekskluzive.al