Sot politika shqiptare ka arritur kulmin e fasadës së saj. Doktor Sali Berisha për vepra dhe akte politike të cilat i ka bërë vetë , po ia atribon Lulit.
Ish-kryetari i PD-së dhe ish-kryeministri ka publikuar një video me 5 gjërat që thotë se nuk i dinim për Lulzim Bashën.
Ne e dinim që Shqipërinë në NATO e futi Sali Berisha, por ai na thotë se që nga NATO-ja te reformat që bëri, deri te vizita në Shqipëri e ish-presidentit amerikan Xhorxh Bush, i bëri Luli. Ai deklaron se vizat na i hoqi Basha, ndërkohë që ne e dimë se vizat i hoqi Sali Berisha, qeveria e tij.
Për këto dy pika të paktën, për hyrjen në NATO dhe për heqjen e vizave faktet janë konkrete, janë bërë shumë reforma që janë udhëhequr nga kryeministri dhe jo nga ministri i tij, i cili në fakt gjatë kohës që shqipëria po futej në NATO dhe po hiqeshin vizat kishte halle dhe problem të mëdha, pasi kishte gjyqin për skandalin e korrupsionin te Rruga e Kombit.
Tani doktori na thotë se Luli ka një plan konkret për hapjen e vendeve të punës dhe uljen e kostos së jetesës. Në fakt, kjo ulja e kostove dhe hapja e vendeve të punës kanë ndodhur vetëm gjatë kohës që ka qenë Sali Berisha kryeministër. Ne e dimë se këto plane i ka pasur doktori, sepse ata që kanë planet dhe këto që pretendon Luli dhe i shpall nëpër media, në fakt nuk i vuri as në lista për deputetë, siç është rasti i Florjan Mimës apo Ridvan Bodes, apo ekonomistëve dhe financierëve të tjerë, ekspertëve të PD-së që zëvendësojnë palaçot.
Në fund doktoti na thotë se Basha do fusë Shqipërinë në BE. Ne dimë që dokumentat për në BE i ka bërë Berisha. Në fund, në lidhje me faktin që do të mundë Edi Ramën, këtë e shpresojnë të gjithë, por që Luli të mundë Edi Ramën këtë nuk e beson as vetë Sali Berisha.
Gjithsesi, halli është të ikë Rama, por shqiptarët më shumë janë të bindur se Ramën në pushtet e mban thjeshtë dhe vetëm Lulzim Basha. Gjithsesi për çfarë përmendet më sipër, ne e dimë të gjithë që i ka bërë doktori, tani na del që i paska bërë që i paska bërë Luli. Të gjithë çuditen se paska qenë Luli kryeministër, jo Sali Berisha./cna.al