Një ngjarje e rëndë ndodhi paraditen e djeshme në fshatin Gomsiqe të Velipojës, ku u qëlluan me armë zjarri 2 makinat e kreut të PS-së në këtë fshat, David Ndocit.
Mësohet se policia ka identifikuar autorët, që rezultojnë të jenë bashkëfshatarë të Ndocit.
Ngjarja ka ndodhur pas një debati për shkaqe politike mes Ndocit dhe autorëve. Ndërkohë policia vijon punën për kapjen e tyre.
Po ashtu po dje në Kavaj ka ndodhur nje plagosje me armë në zyrat elektorale të PD ku një person me precedent penal militan i PD i cili u arrestuar, Ndriçim Tahirin,(Jonuzi) u vu në pranga teksa po dilte nga xhamia, pas plagosjes së Bledi Oshtunit në degën e PD në Kavajë.
Ndriçim Jonuzi njihet si një person problematic në Kavajë.
Ai është arretsuar për llogari të Interpol Roma, më 2014 i dënuar me 8 vjet burg për vrasje nga pakujdesia dhe e ka kryer dënimin në Shqipëri.
Sa i përket preferences politike Ndriçim Jonuzi ka qenë më herët një militant I PD dhe I njohur për akte të dhunshme.
Vite më parë ai plagosi shoferin e ish deputetit socialist Ejup Tabaku, Arjan Biturkun, I cili vuan ende pasojat e asaj plagosje në fyt.
Më pas ai ak qenë përkrahës i Ëngëll Carës edhe në fushatën e vitit 2015. Mirëpo Ilir Meta e identifikoi si socialist që Rama e ka dërguar në Kavajë për të gjakosur fushatën dhe i egërsuar dhe i shpërfytyruar nga Elbasani mor arratinë drejt Kavajës për të bërë SHOW, duke kërcënuar me fjalor rruge Edi Ramën Në fund Likja e mbylli shfaqjen duke përqafuar Grida Dumën dhe ngushëlluar për “humbjen” e madhe që e kishte gjetur.
Skandaloz është fakti, se si guxon njeriu i veshur me petkun e Presidentit të kthehet në nje klloun fushate të përpiqet të sajoi dhe krijoi sitauata të rrezikshme konfliktuale. Një zyrtar i PS sulmohet me armë dhe Meta hesht një ushtarë i PD plagoset nga militanti i PD për motive banal dhe Meta ulërin, një tregues i rëndësishëm i katandisjes në këtë farë derexheje të Presidentit dhe instuticionit të Presidencës. /Ekskluzive.al