Pas plagosjes mbrëmjen e djeshme të sekretarit të degës së PD në Kavajë, Bledar Okshtuni, nga një demokrat që Meta e gradoi ushtarë i Ramës presidenti doli me një sërë deklaratash të forta kërcënuese.
Në orët e vona të natës, Meta i bën thirrje SPAK të nis urgjentisht hetimet edhe për ndihmat që po shpërndahen në Berat në shkëmbim të votës.
“TURP! TURP! TURP!
Hetim urgjent, që tani, për këtë krim të rëndë zgjedhor!
U bëj thirrje SPAK, Prokurorisë, Policisë dhe të gjitha institucioneve ligjzbatuese të nisin pa vonesë hetimet dhe arrestimet!
Duhet të ishte Policia, që sot, të kapte në flagrancë autorët e këtij krimi zgjedhor.
Nëse Policia do vazhdojë të flejë gjumë, të jetë e sigurt se populli i Beratit dhe i të gjithë Shqipërisë do të jetë syçelët deri më 25 Prill në mbrojtje të demokracisë dhe të shtetit ligjor.”, shkruan Meta.