Kryeministri Edi Rama ka reaguar për plagosjen e zyrtarit të PD-së në Kavajë. Përmes një postimi në Twitter, Rama shkruan se ngjarja në Kavajë nuk ka asnjë motiv politik dhe asnjë lidhje me PS-së, pasi me armë ka qëlluar militanti i PD-së.
Rama i bën thirrje Bashës që të ndahet nga Ilir Meta e Sali Berisha.
“Është krejt e qartë që ngjarja e Kavajës s’ka asnjë motiv politik! Autori s’ka asnjë lidhje me PS, përkundrazi është militant i PD! PD s’ka faj për ngjarjen po për politizimin skandaloz! Lulëzim bëhu burrë, ndahu nga Iliri e Saliu, boll bëre kukullën e të paudhëve pa din e iman!”, shkruan Rama.
por ja çfarë deklaron autori për ngjarjen në këtë video:
Së pari, sa i përket arsyes se përplasjes ai shprehet se nuk është krenar për çfarë ka bërë, por nga ana tjetër kjo ngjarje nuk ka asnjë lidhje me politikën..
Ai shpjegon se në fakt sherri ka nisur pas provokimit të të rinjve teksa Jonuzi po kalonte në rrugë ndërsa ata i kishin zënë rrugën një të njohuri (Tahiri i përmend edhe emrin) i cili ishte bashkë me të ëmën duke shkuar për të çelur iftarin. Tahiri thotë se ai vetëm u ka thënë ‘Hape rrugën, se sheh që ke një nënë aty me shami’.
Së dyti ai flet për deklaratat e kreut të PD Lulzim Basha se ai ishte militant i PS. Jonuzi 40 vjeç, shprehet se në fakt ai ka qenë gjithë jetën militant i PD-së dhe se nuk i vjen mirë që Basha i ka hedhur poshtë gjithë ato sakrifica për PD-në. Ai zë me radhë të gjithë ish-kryetarët e ministra të PD me të cilët ka punuar ndër vite, derisa vjen në vitin 2017 ku ka mbajtur në lokalin e tij gjithë PD-në.
Por jo vetëm kaq. Jonuzi tregon se Lulzim Basha ka qenë në lokalin e tij i cili në 2017 ishte kthyer në një bazë të PD-së për 1 muaj me radhë, ku çunat problematikë bënin çfarë bënin, e rrinin më pas të sigurtë në lokalin e tij.