Numri dy i PS, Taulant Balla ka vizituar në spital efektiven e forcave “Shqiponja” që mbeti e plagosur gjatë konfliktit në Elbasan. Efektivja Xhensila Sota ka marrë një plumb në këmbë.
Ajo fatmirsisht është jashtë rrezikut për jetën dhe sipas mjekëve gjendja e saj është e mirë.
Sota, 27 vjeçe ishte rastësisht pranë vendit ku ndodhi konflikti që çoi në vrasjen e 56-vjeçarit Pjerin Xhuvani dhe ndërhyri për shuarjen e tij, teksa u qëllua me armë në këmbë.