Artan Hoxha ka zbuluar karrierën e pasur të autorit të vrasjes së Elbasanit, Arbër Paplekaj, por me shumë pasaktësira ,duke folur dhe hiperbolizuar profilin e tij, si një figurë e pastër e një ish polic model, madje për pak sa nuk e ka graduar hero, për t’i fshirë sadopak njollat e gjakut nga duarët e vrasësit.
“Arbër Papleka ka qenë në Afganistan për të trajnuar policinë afgane. Papleka është nga policët më të mirë që mund të ketë pasur RENEA, 36 vjeç, baba i 4 fëmijëve, me origjinë nga Tropoja.(nuk di asnjë gjuhë të huaj)
Ka qenë shef i njësisë së posaçme në Policinë e Shtetit në Tiranë, dy herë efektiv i RENEA. Përpara se të shkëputej ka qenë për më shumë se dy vite pjesë e grupit të sigurisë, së Ambasadës amerikane (roje).
Në 2018 u largua nga RENEA, fitoi konkursin atje, ka pasur përgatitje shumë të mirë, prandaj u përzgjodh nga Ambasada amerikane.(Gënjeshtra e Artan Hoxhës ,Ambasada Amerikane rojet e brëndshëm i mer me rekomandim të strukturave të policisë së shtetit dhe me njohje nga stafi i brëndëshim shqiptarë)
3 muaj më parë u largua nga stafi i Ambasadës amerikane, ka shërbyer si shoqërues i një biznesmeni në Tiranë. (Rojet nuk janë struktur e stafit të ambasadës)
Para fushatës i është kërkuar të mbështesë këtë grup (paramilitarësh të jashtëligjshëm të ardhur nga zonat veriore duke vepruar si një polici partiake, si trup me ish policë ose para ushtarak).
Zoti Bardhi nuk ka trupëroja nga garda, por cdo kandidat zgjedh një grup njerëzish. Në Elbasan qarkullonte fjala se Bardhi është ministër i Brendshëm i ardhshëm …(kur të qethen viçat). Në Elbasan shumica ka mbështetës shumë të fortë dhe ata morën masa, dhe morën ish-pjesëtar policie (parmilitarë) dhe njerëz si Papleka, pasi janë me armë me leje. (Armët me leje ky Tani duhet ta dijë mirë nuk u lejohen të merren në ambiente të jashtëme por vetëm në shtëpi)
Papleka nuk ka qenë në konfliktin e drejtpërdrejtë, ka pasur një distancë, pak të shkëputur, 1-2 metra.
Papleka pasi ka qëlluar është larguar në këmbë, pasi e ka ndjekur një makinë edhe në distancë, ka vrapuar.
Ai diku 700-800 metra ndaloi një mjet të rastit i drejtoi armën dhe iu mori makinën dhe u largua nga Elbasani. (gënjeshtra tjetër e papagallit Hoxha sepse Papleka është larguar me vrap me pistolet në dorë dhe ka mrrë makinën e Gazmend Bardhit dhe është larguar drejt Tiranës, duke patur frikë për nje hakmarrje të mundëshme ndaj tij).
Kur RENA ka qenë duke shkuar nga Tirana në Elbasan, ai bënte rrugën e kundërt. Papleka ka ardhur nga Elbasani ka shkuar drejt te reparti RENEA ka kërkuar takim me komandantin, ndërkohë nuk dihej që ishte autori.(Papleka nuk kishte komandat sepse ishte një i larguar nga forcat e Reneas por kishte miqësi me drejtues të tjerë ndërsa komandanti as që e njihte)
Ka shkuar në zyrën e komandantit të RENEA-s, i ka shkuar në zyrë pa ditur gjë dhe i ka thënë ”unë jam filani, kam qëlluar në kushtet e vetëmbrojtjes, pash rrezikshmëri të lartë, pasi isha i rrezikuar dhe hapa zjarr.
Arma ime është kjo”.
Ai dorëzoi armën pistoletë tip Glock. Armën e ka me leje, por autorizimi është që ta mbaj vetëm në shtëpi. Kur deklaroi këtë dhe i dha disa sqarime, menjëherë komandanti njoftoi drejtorinë e policisë dhe i kërkoi të shkonte ta merrte dhe policia i ka thënë më mirë se ju nuk ka njeri që ta sjellë.
I është marrë arma, është prangosur dhe është çuar me pranga në Tiranë. Pra autori nuk është arrestuar, por është dorëzuar” tregoi Artan Hoxha.