Testamenti i Princeshë Dianës u “shkel” nga familja mbretërore, duke mos i dëgjuar kërkesat e saj. Mediat britanike shkruajnë se Diana e firmosi testamentin e saj 4 vite para se të vdiste, dhe pasi u divorcua, ndryshoi disa herë.
Meta del në konferencë të jashtëzakonshme dhe ‘zbërthen’ çfarë po ndodh në PS: Ka nisur përplasja mes kandidatëve në lista, po tentojnë të …
Trump lëshon alarmin: Situata e tmerrshme, mund të shkatërrohet vendi
Çfarë pritet katër ditë para zgjedhjeve? Ushtria dhe policia blindojnë GJKKO dhe SPAK, marrin në mbrojtje godinat
Sipas mediave britanike, Diana në testament, deklaroi se 75 përqind e bizhuterive dhe pasurisë së saj duhet të ndahej midis Princit Ëilliam dhe Princit Harry, ndërsa 25 përqindja e mbetur do të shpërndahej midis 17 fëmijëve të saj shpirtëror.
Në testament, ajo ka kërkuar pjesa tjetër e pasurisë së saj, 21 milionë, e cila do të ishte ekuivalente me 25,8 milionë dollarë sot, do t’u jepej nga gjysma princërve derisa secili të bëhej 25 vjeç.
Dëshirat e saj të fundit u shkelën. Në dhjetor të vitit që ajo vdiq, kërkesat e saj nuk u respektuan. Të dy princat nuk do të merrnin pjesën e tyre të pasurisë së nënës së tyre deri në moshën 30 vjeç, dhe jo 25 siç kishte vendosur ajo, ndërsa ajo nuk ndau në mënyrë të barabartë me fëmijët e saj shpirtëror 25% të bizhuterive dhe pasurisë së saj. Por në vend të kësaj secili prej tyre morën si suvenir vetëm një bizhuteri, e cila në fakt u zgjodh nga ekzekutuesit e testamentit.
Ndërkohë që një total prej 150 sendesh nga sendet e saj kanë udhëtuar nëpër botë si pjesë e një ekspozite të organizuar nga vëllai i Princeshës Diana, Earl Spencer. Të ardhurat e mbledhura ishin më shumë se 2 milionë dollarë, me familjen e princeshës që pretenduan se ishin dhuruar në një bamirësi të krijuar në kujtesën e saj.