Është publikuar videoja ku tregon momentin kur furgonët e Partisë Demokratike kalojnë me shpejtësi në rrugët e Elbasanit, vetëm dy orë para se të ndodhte krimi i rëndë.
Siç shihet në pamje, njëri-pas tjetrit, mjetet me logon e PD-së, kalojnë përpara një lokali, kamerat e sigurisë të së cilit i kanë filmuar. Të tre mjetet janë furgon tip Mercedes, tip i ri, ngjyrë e bardhë, një seri, të cilën as më shumë e as më pak kryenin funksionin si patrulla të policisë PD-iste, të krijuar rishtas, si struktur për mbrojtjen e votës, kur votën e mbron ligji dhe shteti me strukturat e tij.
Krijimi i strukturave paralele nga cilido individ përbën vepër penakl, aq më e tepër kur p¨redorimii atributeve shtetërore nga një grup njerëzish apo strukturat e organizuara partiake është vepër shumë e rëndë.
Siç shihet edhe në pamje, ora në kamerën e sigurisë, shënon 11:39, afro dy orë para se të ndodhte masakra me një të vdekur dhe katër të plagosur në Elbasan.
Por akoma nuk jepet informacion a janë sekuestruar mjetet që terrorizuan qytetin ku vetëm sirenat u mungonin? A janë ndaluar paramilitarët nga veriu që vetdeklaruan si ishin strukturë policore e PD dhe organizatorët dhe sponsorizuesit e tyre?
Nëse jo atëherë ky vend nuk ka shtet, kur një president kapuçon rri me bandat dhe bënë fushat si lac rrugësh dhe një grup ish trafikanësh kthehen në polic pa pyetur për polici dhe shtet./ Ekskluzive.al