Ambasadorja Amerikane, Yuri Kim është shprehur se është e papranueshme për një vend që është në NATO dhe aspiron BE, që të ekzistojnë grupe të armatosura dhe të paautorizuara për të mbrojtur votën.
“Gjëra të tilla të tmerrshme siç janë grupet e paautorizuara për të mbrojtur votën e qytetarëve, kjo të mbetet pas në të shkuarën.
Kjo është diçka e papranueshme për një vend anëtar të NATO-s dhe që aspiron të integrohen në BE.
Është përgjegjësit e udhëheqësve që të bëjnë thirrje për qetësi për të siguruar që të ketë qetësi dhe të mos ketë nxitje për gjëra që s’kanë lidhje me qetësinë.
Jemi duke monitoruar të gjitha veprimet e drejtuesve të vendit.
Falenderoj kryeministrin Rama dhe kryedemokratin Basha për deklaratën e tyre që të qëndrojnë të qetë dhe të refuzojnë dhunën”, u shpreh Yuri Kim.