Ish drejtuesi i Policisë, Arben Hajdarmataj teksa ishte duke komentuar ekzekutimin në Elbasan, u shpreh se Arbër Papleka, megjithëse vrau një person shpëtoi shumë të tjerë. Nisur nga kjo deklaratë e Hadarmatajt ka ardhur reagimi i fortë i juristit Romeo Kara.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Romeo Kara shkruan se rrënjët e Berishës janë shumë më të thella dhe pikërisht ky ish-drejtor policie është thelbi i klanit të Berishës.
“Rrenjet e Berishes jane shume të thella dhe shume sfiduese për ligjin.
Ky ish drejtor policie eshte thelbi i klanit Berisha, fytyra e vertete e Berishes.
Jo me kot krimineli i presidences e quan “Doktori i madh”.
Të tjera xhevaire do të mesojme për “Doktorin e Madh”, të denje për t’a krahasuar me “Engjellin e vdekjes”, doktorin e SS-ve të Aushvicit, Josef Mengele.”, shkruan Romeo Kara.