Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Ilir Meta ose te mbaje fjalen si burre i fjales qe deklarohet dhe te jape doreheqjen, ose do te shkarkohet me ceremoni!
“Nuk ka nevojë ti kthehemi rastit kur ne nisëm shkarkimin dhe erdhi një reagim nga Venecia dhe bëmë një hap mbrapa.
E para një herë, Meta nuk duhet të bëjë asgjë tjetër përveç asaj që duhet të bëjmë sonte të gjithë mbas orës 12, të gjithë duhet të mbyllin gojën dhe të presin vendimin e sovranit.
Kontributi më i mirë dhe më normal që mund të japim është ti japim njerëzve mundësinë të reflektojnë të votojnë dhe të numërohen votat e tyre.
Se kuptoj si mund të shkohet në këtë dëlir, në këtë personazh tragjik komik që është presidenti që betohet se do jetë me sfurqe e sëpata.
Ne do ta lexojmë votën e shqiptarëve, ka dy skenarë, njëri që Meta që përbetohet se është një burrë që mban fjalën që të japë dorëheqjen sepse rezultati do të flasë dhe të largohet vet.
Skenari tjetër është që ne të nisim procesin e shkarkimit të Metës, për arsye të degjenerimit që i ka bërë institucionit të Presidencës.
Ka shumë fakte, çdokush që nuk e ka ndjekur këtë proces do të mendojnë se ky është një çështje e spitalit dhe jo e politikës”, deklaroi Rama. I cili i ka votat qe dhe deri ne shtator kur starton parlamenti i ri, ta shkarkoje me deputetet aktuale!.