Kryesia e Partisë Demokratike duket se ka nxituar përtej parashikimeve për të konfirmuar sërish Lulzim Bashën në krye të PD-së.
Më 13 qershor, në Partinë Demokratike pritet të mbahen zgjedhjet për kreun e ri të kësaj partie.
Vendimi është marrë me urgjencë nga kryesia ku duket se e kanë përshpejtuar “lojën” për të mbajtur Bashën në krye të partisë dhe për të përsëritur praktikat e së shkuarës ku zgjedhje s’ka pasur.