Partia Demokratike do të zhvillojë zgjedhje për kreun e ri të partisë më 13 qershor.
Bëhet e ditur se në krye të Komisionit për Zgjedhjen e kryetarit të ri do të jetë Jemin Gjana.
Anëtar të këtij komisioni do të jenë Albana Vokshi, Belind Këlliçi dhe Eno Bozdo.
Vendimi për zgjedhje brenda partie erdhi ditën e sotme pas mbledhjes që u zhvillua në selinë blu mes anëtarëve të PD-së. Ky vendim do të votohet edhe në Këshillin Kombëtar të PD.
Dhe ne perballjen e Bashes me Eduart Selamin kater vite me pare, pas humbjes se PD ne zgjedhje, ka qene serish Jemin Gjana kryetar i KQZ per zgjedhjet ne PD dhe dihet se si u realizuan ato!