Gazetari dhe analisti, Milaim Zeka ka bërë një analizë të “çështjes Berisha non grata’, duke thënë se ish- kryeministri po përpiqet që të viktimizohet, duke e shitur vetes si patriot i madh i Kosovës dhe se ndërkombëtarët duan që ta eliminojnë politikisht.
Mirëpo, teksa nga njëra anë e shet veten si patriot, nga ana tjetërs, sipas Zekës, Berisha ka zhdukur 160 personalitete kosovare mes tyre edhe biznesmenin Remzi Hoxha.
“Berisha do ta paraqesë veten si patriot të madh ndaj Kosovës dhe viktimë e të huajve që duan ta eleminojnë nga politika, e vërteta është se Berisha ka shpallur ‘non grata’ gjithë patriotët e Kosovës, 160 persona, njerëz të përndjekur nga qeveria e Serbisë dhe ajo Jugosllave, Arben Sinani në hulumtimet e tij ka gjetur një dokument me emrat e 160 personaliteteve kosovare, ka zhdukur patriot kosovar, siç është Remzi Hoxha për të cilën familja e tij e ka akuzuar ndër vite që ai është personi direkt i implikuar në këtë ngjarje.
Në Gërdec, Berisha shpëtoi pa ferrë në këmbë, thyerja e embargos dhe mjafton për të parë një incizim polemika e Berishës dhe Metën në parlament, Berisha e akuzon Metën si një njeri që të paktën ka kryer 2 vrasje ndërsa Meta e akuzon për 1 mln vepra penale dhe ndër të tjera që ka çuar në prit Azem Hajdarin. A nuk janë të mjaftueshme për ta shpallur ‘non grata'”, tha Zeka.