Pas shpalljes ‘non-grata’ nga SHBA, ish-kryeministri Sali Berisha doli në një konferencë të jashtëzakonshme nga ku paralajmëroi se do të padiste në Francë Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken.
Avokat Spartak Ngjela i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Spotlight’ u shpreh se hapja e një çështje të tillë kundër SHBA-së në Francë, është jashtë kohës dhe hapësirës.
“Është çështje shumë e rëndësishme. Pale të vejë dhe të mbrohet në Francë ky. Ai është jashtë kohës dhe hapësirës. I di SHBA-të koloni franceze, i hedh në gjyq në Francë. Janë nën akuzë.”, u shpreh Ngjela.
Sipas avokatit Ngjela, Berisha gënjeu në deklaratën e tij të jashtëzakonshme për mediat, pasi çështja nuk do të hapet fare në Francë.