Deputeti i PS, Bujar Çela ka shpërthyer në sulme dhe akuza të forta në adresë të ish-kryeministrit Sali Berisha.
Ky i fundit pas shpalljes person “non grata” nga DASH ka shfaqur ambicien për t’u rikthyer në krye të PD, ndërsa ka bërë thirrje edhe për protesta kundër qeverisë “Rama”.
Por për deputetin socialit, kjo strategji e ndjekur nga ish-kryeministri Berisha është tejet e gabuar dhe se sipas tij, ai po mundohet që t’i shpëtojë ndëshkimit të drejtësisë përmes rikthimit në krye të PD. Gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”, zoti Çela u shpreh ditën e djeshme se zoti Berisha është një i sëmurë psiqik, ndërkohë që theksoi se ambicia e ish-liderit demokrat për të marrë timonin e selisë blu dhe nisur protestat është shenjë dëshpërimi.
Madje, ligjvënësi socialist shkoi më tej kur theksoi se e ardhmja e Sali Berishës është burgu. “Përfundimisht Sali Berisha është shumë rëndë nga ana psiqike. Keqardhje pafund për Partinë Demokratike dhe për popullin që është torturuar, duke e ushqyer dhe mbajtur në kurriz një të çmendur dhe një diktator të pashembullt si Sali Berishën. Populli thotë:
“Kur dhisë i ha bytha, ha bukën e Çobanit” dhe Berisha është veç një qen i lodhur që s’të ha dot as mutin, jo më të dali në krye të PD-së dhe aq më pak të këtë fuqi për protesta! Këto janë alibi që ai i thur në trurin e tij tashmë të tharë përfundimisht dhe tregonte është në dëshpërim të thellë.
E ardhmja e Berishës është tek 7 penxheret e burgut”, deklaroi Çela për gazetën “SOT”. Kujtojmë që në 19 maj të këtij viti, në një mesazh në “twitter” Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, zbuloi se ish-kryeministri Sali Berisha dhe familja e tij janë shpallur zyrtarisht të papërshtatshëm për të hyrë në SHBA dhe prandaj edhe ju ndalohet hyrja në vend. “Unë e shpall publikisht Sali Berishën dhe anëtarët e familjes së tij si të papërshtatshëm për të hyrë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, nënvizoi Blinken.