1xbet betist supertotobet
1xbetm.info hipas.info wiibet.com mariobet giriş restbetcdn.com
bakırköy escort
ataköy escort
istanbul escort istanbul escort bayan
jojobet
escort bayan
konya escort
bakırköy escort ataköy escort
bedavabonus.com
izmir escort
esenyurt escort mecidiyekoy escort avcilar escort istanbul escort istanbul escorts
mersin escort istanbul escort arnavutkoy istanbul escort azeri istanbul escort sefakoy istanbul escort ukraynali
istanbul escort
bursa escort bursa escort
Marsbahis
deneme bonusu veren siteler
Holiganbet
tesbih
şişli escort
istanbul escort
escort konya
skype show whatsapp show
ankara escort
escort eryaman
Fapjunk.com
alanya escort bayan
casibom
deneme bonusu veren siteler
hoşgeldin bonusu deneme bonusu veren siteler canlı casino siteleri
  • KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, May 8, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Mosdrekretimi i ministrave, Meta në shkelje të Kushtetutës! Gjykata Kushtetuese: Refuzimi i ministrave ndodh vetëm kur nuk plotësojnë kriteret për të qenë deputetë

June 19, 2021
in Aktualitet, Debat
        
 

Gjykata Kushtetuese ka zbardhur dje vendimin për konfliktin mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Ilir Meta sa i takon dekretimit të ministrave. Meta bllokoi emërimin e Gent Cakajt ministër të Jashtëm dhe qeveria bëri padi në Kushtetuese për të interpretuar nenin 98 të Kushtetutës. Qeveria pretendonte se presidenti nuk mund të refuzojë një ministër dhe Kushtetuesja ka bërë sqarimet e saj. Në thelb të vendimit Kushtetuesja shprehet se për emërimin e ministrave duhet bashkëpunim tripalësh Kryeministër-President-Kuvend. Sipas saj, të gjithë kanë rolet e tyre ku kryeministri propozon, presidenti dekreton dhe Kuvendi aprovon. Sipas gjykatës, secila palë ka të drejtë të kryejë verifikime dhe të pranojë ose jo. Por edhe pse i njeh të drejtën presidentit që të refuzojë emrat që i dërgon kryeministri, ajo ka vendosur disa kufij dhe limite. Duke u bazuar dhe në diskutimet që janë bërë në vitin 2006 në Komisionin Parlamentar për Hartimin e Projektkushtetutës, gjykata arrin në konkluzionin që së pari presidenti nuk duhet të bllokojë shkarkimin e një ministri. Aty përmendet rasti i Ditmir Bushatit. Rama kërkoi shkarkimin e tij, por Meta nuk e shkarkoi. Sipas gjykatës kjo nuk mund të ndodhë. Por ajo ia ka bërë të qartë Metës se mund të bllokojë një emër vetëm nëse ai nuk plotëson kushtet për të qenë deputet. “Presidenti nuk është i detyruar të emërojë personin që propozohet nga Kryeministri, megjithëse refuzimi është një fenomen i rrallë. Kur nuk ka shkaqe që ndalojnë dikë të bëhet ministër, Presidenti do ta bëjë emërimin që i kërkohet nga Kryeministri, ndryshe Presidenti do të përfshihej në jetën politike. Pastaj është Kuvendi që ia jep ose ia heq besimin. Arsyet për të cilat mund të mos e emërosh një ministër janë të gjitha ato që e ndalojnë një person të bëhet deputet (fq.405). Dekreti i shkarkimit të ministrit është i detyrueshëm (fq. 399)”, thuhet në vendim.

Përcaktimet ligjore

Por cilat janë parashikimet në Kushtetutë që një personi i ndalohet të jetë deputet? Sipas nenit 69, nuk mund të kandidojnë e as të zgjidhen deputetë, pa hequr dorë nga detyra: gjyqtarët, prokurorët; ushtarakët e shërbimit aktiv; punonjësit e policisë dhe të sigurimit kombëtar;

përfaqësuesit diplomatikë; kryetarët e bashkive dhe të komunave, si dhe prefektët në

vendet ku kryejnë detyrat e tyre; kryetarët dhe anëtarët e komisioneve të zgjedhjeve; Presidenti i Republikës dhe funksionarët e lartë të administratës shtetërore të parashikuar nga ligji. Pra sipas vendimit presidenti vetëm në këto raste mund të refuzojë një ministër, në raste të kundërta jo. Gent Cakaj u refuzua vetëm sepse kishte bërë disa deklarata në media, por në vendim përcaktohet qartë se pa pasur arsye madhore presidenti është i detyruar të aprovojë kërkesën e kryeministrit. Megjithatë Kushtetuesja shprehet se gjithmonë palët duhet të bashkëpunojnë. “Gjykata, bazuar në rolin dhe kompetencat e tij kushtetuese, në vështrim të neneve 6/1, 45, 69 dhe 103 të Kushtetutës, vlerëson se Presidenti ka të drejtë të verifikojë kriteret dhe cilësitë kushtetuese të kandidatit të propozuar për ministër. Presidenti i komunikon Kryeministrit arsyet e mospërmbushjes me qëllim rishikimin e kandidaturës për kriteret dhe cilësitë kushtetuese të sipërpërmendura. Ndërkohë, Kryeministri rishikimin e kandidaturës e bën nën dritën e mundësisë së korrigjimit të pengesave kushtetuese të kandidatit të propozuar për t’u dekretuar si ministër i Këshillit të Ministrave. Gjykata çmon se verifikimi që Presidenti bën për kandidatin e propozuar për ministër është një vlerësim jopolitik, i cili bazohet në përmbushjen e detyrës së tij institucionale”, thuhet në vendim.

Vendimi i Kushtetueses

1. Pranimin e pjesshëm të kërkesës.

2. Pushimin e gjykimit për kërkimin mbi zgjidhjen e mosmarrëveshjes së kompetencës ndërmjet Kryeministrit dhe Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

3. Interpretimin përfundimtar të nenit 98 të Kushtetutës, për sa vijon:

– Në procedurën e emërimit dhe të shkarkimit të ministrit, Kryeministri, Presidenti dhe Kuvendi udhëhiqen nga parimi i luajalitetit kushtetues dhe ai i ndarjes dhe balancimit të pushteteve.

– Kompetenca për emërimin dhe shkarkimin e ministrit ndahet ndërmjet tri organeve të mësipërme.

– Procesi i emërimit të ministrit duhet të garantojë përmbushjen e kritereve dhe cilësive kushtetuese për këtë funksion.

– Vlerësimi dhe verifikimi i kandidatit për ministër bëhet nga të tria organet e përfshira në proces, secili sipas rolit dhe kompetencave të tij kushtetuese, brenda afateve kushtetuese, në përputhje me arsyetimin e këtij vendimi.

Ja rastet kur një person nuk mund të bëhet deputet

Nuk mund të kandidojnë e as të zgjidhen deputetë, pa hequr dorë nga detyra:

a) gjyqtarët, prokurorët;

b) ushtarakët e shërbimit aktiv;

c) punonjësit e policisë dhe të sigurimit kombëtar;

ç) përfaqësuesit diplomatikë;

d) kryetarët e bashkive dhe të komunave, si dhe prefektët në

vendet ku kryejnë detyrat e tyre;

dh) kryetarët dhe anëtarët e komisioneve të zgjedhjeve;

e) Presidenti i Republikës dhe funksionarët e lartë të

administratës shtetërore të parashikuar nga ligji;

Ja disa prej detajeve në vendimin e Gjykatës Kushtetuese

– Gjykata konstaton se, sipas nenit 98 të Kushtetutës, Presidenti ka kompetencën të emërojë dhe të shkarkojë ministrin, me propozim të kryeministrit. Pra, veprimet e Presidentit përbëjnë fazën e dytë të procesit të emërimit dhe të shkarkimit të ministrit.

-Duke iu referuar diskutimeve në Komisionin Parlamentar për Hartimin e Projektkushtetutës (Debati Kushtetues, vëllimi I, botim i OSBE-së, viti 2006), gjykata vëren se është vlerësuar nevoja për ta përshtatur institucionin e Presidentit me modelin e Republikës Parlamentare dhe vendosjen e një qeverie më të përgjegjshme dhe më të fortë në themel të tij (fq. 319). Presidenti i Republikës është konceptuar si figurë neutrale, me rol të rëndësishëm në zgjidhjen e krizave, balancimin e pushteteve dhe kryerjen e funksioneve të tyre respektive, rol i cili lidhet edhe me procedurën e zgjedhjes së tij në drejtim të shumicës parlamentare të nevojshme dhe të raundeve të votimit (fq. 320). Presidenti nuk duhet të investohet politikisht, sepse duhet të ruajë pozitën e tij të pavarur (fq. 393). Ai nuk duhet të shihet as si pjesë e drejtpërdrejtë e ekzekutivit dhe as si pjesë e drejtpërdrejtë e partive politike, por si një arbitër kushtetues, i cili vetëm në këtë rol mund të zgjidhë krizat institucionale dhe të bëhet garant i Kushtetutës (fq.322). Megjithëse, Presidenti do të jetë neutral, prapëseprapë ai do të ketë kompetenca të rëndësishme për sa i përket emërimit dhe shkarkimit të ministrave, si dhe të një pjese të drejtuesve të organeve të tjera qendrore (fq.320). Kompetenca të tjera në lidhje me pushtetin ekzekutiv, atij nuk mund t’i vishen (fq.326). Presidenti nuk është i detyruar të emërojë personin që propozohet nga Kryeministri, megjithëse refuzimi është një fenomen i rrallë. Kur nuk ka shkaqe që ndalojnë dikë të bëhet ministër, Presidenti do ta bëjë emërimin që i kërkohet nga Kryeministri, ndryshe Presidenti do të përfshihej në jetën politike. Pastaj është Kuvendi që ia jep ose ia heq besimin. Arsyet për të cilat mund të mos e emërosh një ministër janë të gjitha ato që e ndalojnë një person të bëhet deputet (fq.405). Dekreti i shkarkimit të ministrit është i detyrueshëm (fq. 399).

-Bazuar në sa më sipër, qëllimi i kushtetutëbërësit ka qenë që Presidenti të jetë një figurë neutrale, super partes, garant i Kushtetutës dhe arbitër në zgjidhjen e krizave institucionale. Gjykata çmon se Presidenti, pavarësisht se për shkak të funksioneve të tij kushtetuese nuk merr vendime politike, ndikon në jetën politike të vendit, në përputhje me rolin që Kushtetuta i ka caktuar në republikën parlamentare. Kështu, në rastet kur vendimet iniciohen nga organe të tjera kushtetuese, Presidenti, përmes rolit që vetë Kushtetuta ia lejon, brenda parametrave kushtetues, bashkëvepron me këto organe dhe në raste të caktuara i nxit ato të reflektojnë për veprimet ose aktet e tyre.

-Në procesin e emërimit dhe të shkarkimit të ministrit, kushtetutëbërësi mund t’i jepte Presidentit rol të lidhur vetëm me betimin e ministrit para tij, siç përcaktohet në disa procedura të tjera, por zgjedhja e kushtetutëbërësit, duke e vendosur Presidentin ndërmjet dy institucioneve, Kryeministrit, nga njëra anë, si propozues dhe Kuvendit, nga ana tjetër, si përmbyllës i procesit, tregon se atij i është dhënë rol verifikues në këtë proces, me qëllim që të garantojë funksionimin korrekt të sistemit dhe mbrojtjen e interesave të përgjithshme të vendit, që të mënjanohet precedenti i pushtetit të drejtpërdrejtë të partive mbi Kuvendin dhe Presidentin.

-Gjykata, bazuar në rolin dhe kompetencat e tij kushtetuese, në vështrim të neneve 6/1, 45, 69 dhe 103 të Kushtetutës, vlerëson se Presidenti ka të drejtë të verifikojë kriteret dhe cilësitë kushtetuese të kandidatit të propozuar për ministër. Presidenti i komunikon Kryeministrit arsyet e mospërmbushjes me qëllim rishikimin ekandidaturës për kriteret dhe cilësitë kushtetuese të sipërpërmendura. Ndërkohë, Kryeministri rishikimin e kandidaturës e bën nën dritën e mundësisë së korrigjimit të pengesave kushtetuese të kandidatit të propozuar për t’u dekretuar si ministër i Këshillit të Ministrave. Gjykata çmon se verifikimi që Presidenti bën për kandidatin e propozuar për ministër është një vlerësim jopolitik, i cili bazohet në përmbushjen e detyrës së tij institucionale.

-Ndonëse neni 98 i Kushtetutës nuk parashikon në mënyrë të shprehur se Kryeministri dhe Presidenti kanë kompetencë për verifikimin e cilësive dhe të kritereve të kandidaturës për ministër, kjo kompetencë vetëkuptohet, pasi, në të kundërt, neni 98 nuk mund të zbatohet në mënyrë të dobishme dhe të arsyeshme, në kuptimin që procesi i zhvilluar sipas tij të japë rezultatin kushtetues të synuar, atë të emërimit në pozicionin e ministrit të një kandidature që plotëson kriteret dhe cilësitë kushtetuese.

-Përveç sa më lart, duke qenë se mosmarrëveshja ka lindur për emërimin dhe shkarkimin e ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, gjykata do të analizojë rolin dhe kompetencat që Presidenti ka në fushën e politikës së jashtme.

-Kushtetuta, teksa parashikon se Republika e Shqipërisë është shtet unitar dhe i pandashëm (neni 1, pika 2) dhe se Presidenti është kryetar i shtetit dhe përfaqëson unitetin e popullit (neni 86, pika 1), në nenin 92, shkronja “ë”, i jep Presidentit kompetencën të lidhë marrëveshje ndërkombëtare sipas ligjit. Gjithashtu, bazuar në nenin 92, shkronjat “c”, “dh” dhe “e” të Kushtetutës, Presidenti jep shtetësinë shqiptare dhe lejon lënien e saj sipas ligjit, me propozim të Kryeministrit, emëron dhe liron përfaqësuesit e plotfuqishëm të Republikës së Shqipërisë në shtetet e tjera dhe në organizatat ndërkombëtare, si dhe pranon letrat kredenciale dhe tërheqjen e përfaqësuesve diplomatikë të shteteve të tjera dhe të organizatave ndërkombëtare të akredituara në Republikën e Shqipërisë.

-Në lidhje me kompetencën e Presidentit për të lidhur marrëveshje ndërkombëtare, me natyrë politike, gjykata në jurisprudencën e saj ka pranuar se kryetari i shtetit përfaqëson shtetin si të tërë, pra unitetin e tij, duke përçuar këtë ide edhe jashtë vendit, qëndrim i cili mbështetet nga nenet 86, pika 1 dhe 92, shkronja “ë”, të Kushtetutës. Përcaktimi i thelbit të marrëdhënieve me jashtë bëhet nga ekzekutivi, i cili, në kuadër të realizimit të programit qeveritar, përcakton drejtimet kryesore të politikës së jashtme, ndërsa shfaqja e këtij vullneti jashtë vendit, në emër të Republikës, bëhet nga Presidenti, duke iu përmbajtur politikës së përcaktuar më parë nga qeveria dhe/ose Kuvendi, sipas rastit. Kryetari i shtetit ka kompetencë të ushtrojë ius repraesentationis omni modae, pra të bëjë të njohur ndërkombëtarisht vullnetin e brendshëm shtetëror dhe të përfaqësojë unitetin e shtetit në skenën ndërkombëtare (shih vendimin nr. 15, datë 15.04.2010 të Gjykatës Kushtetuese).


        
 
Next Post

Arben Ristani: Basha ka thirrur Kuvendin e PD vetëm për të “ekzekutuar” Nishanin, demokratët po kalojnë kohë të vështira

Gjykata Kushtetuese mbështet paraprakisht shkarkimin e Metës: Presidenti duhet të jetë mbi palët, nuk mund të investohet politikisht

Qeveria letër Olsian Çelës për të ngelurit në veting! Kërkesë prokurorisë të nisë hetimet ndaj tyre: Ja 140 emrat që rrezikojnë dënim dhe sekuestrim pasurie

https://youtu.be/skeivx_0xyE?si=0wZxck0j_uLdYgvs

“TELEFONI I PRISHUR”

https://youtu.be/PDQzhTkURco

Na ndiqni në rrjetet sociale

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
rokubet giriş 1win giriş norabahis giriş yabancı dizi izle Betlist
electroluxpk.com gmetruth.com