Babai mbikëqyrës, e bija zbatuese, ja si e ka katandisur dhe përdhosur Edi Rama administratën publike. Banka e Shqipërisë oazi më nepotik në Shqipëri, peng i kupolës politike të Tiranës. Babloku hoqi ish ministrin e Financave të PS dhe emëroi ish ministrin e Financave të Berishës, i kallëzuar për pastrim parash dhe mashtrim me pasurinë. Për Boden çoi në prokurori dosje edhe Shkëlqim Cani
Administrata publike është marrë peng nga kupola mafioze politike e Tiranës, duke e kthyer në strehë për pushtetarët, ish- pushtetarët, familjarët dhe mikeshat e tyre. Kjo është arsyeja se pse Edi Rama sa vjen e duket më qesharak kur flet për reformë dhe meritokraci në administratë.
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
-Lexo edhe:
Sali Berisha do iki në botën tjetër, me marazin që nuk shkoi te kulla e babës në Viçidol nga frika e hakmarrjes për 200 vrasjet
Pas prokurorit Sali Hasa, SPAK duhet të prangosë Luan Lekën e “EHW”; të dy kanë falsifikuar e fshehur grabitjen 21 ha tokë në Kakome
Administrata publike sot është pushtuar nga tre bandat politike, PS, PD dhe LSI. Mes shembujve flagrantë të kapjes së administratës është edhe rasti i Ridvan Bodes, ish ministri i Financave në qeverinë e Sali Berishës, për 8 vite me radhë.
Vajza e Rivan Bodes, Adela Bode, është punësuar prej vitesh në Bankën e Shqipërisë, e cila është oazi më nepotik në Shqipëri. Ajo merr çdo vit nga 20 milionë lekë pagë.
Në vitin 2018, Edi Rama emëroi edhe Ridvan Boden anëtar të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Bode merr çdo vit mbi 22 milionë lekë pagë. Që nga viti 2018, në konflikt të hapur interesi dhe duke shënuar një rast skandaloz nepotizmi, babë e bijë punojnë në Bankën e Shqipërisë, Ridvani në rolin e mbikëqyrësit, ndërsa bija në rolin e zbatueses së punëve në BSH.
Në vitin 2014, ish ministri i Financave të Edi Ramës, Shkëlqim Cani, dërgoi në prokurori disa dosje për vjedhjet masive të Ridvan Bodes kur ishte ministër Financash i Berishës.
Bodes jo vetëm nuk i hyri ‘gjëmb’ në këmbë nga drejtësia e kapur në atë kohë prej mafies politike, por sot Shkëlqim Cani nuk ka “adresë”, ndërsa Bode merr vendime në bordin ku lëvizin thasët me para, pikërisht në Bankën e Shqipërisë.
Në vitin 2015, institucioni i deklarimit dhe kontrollit të pasurive e kallëzoi Ridvan Boden në prokurori për pastrim parash, mashtrim me deklaratat e pasurisë, fshehje pasurie etj. Ridvan Bode dhe Partia Demokratike e konsideruan kallëzimin si një sulm politik të Edi Ramës. Dosja e Bodes u mbyll pa zhurmë. Edi Rama e propozoi më pas Boden anëtar të Bordit të BSH, ku urdhëroi ushtarët e tij në grupin parlamentar të PS-së që ta votonin në Kuvend. Më vonë, Rama urdhëroi sërish ushtarët e tij që të shkarkonin nga Bordi, Arben Malajn, i cili më parë ka qenë ministër i Financave në qeverinë e Fatos Nanos./Pamfleti