Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim e konsideron alarmante numrin e lartë të funksionarëve të drejtësisë të shkarkuar nga sistemi për shkak të Vettingut.
Në një takim me anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor, Kim tha se reforma në drejtësi duhet të vazhdojë përpara me çdo kusht, pavarësisht vështirësive që dalin rrugës.
“Ne nuk duhet të druhemi për ku jemi, ku kemi shkuar dhe deri ku do të vazhdojmë të ecim përpara. Duhet të kuptojmë se sa shumë rrugë kemi bërë, dhe duhet të gjejmë mënyrën se si duhet të vazhdojmë të cim përpara. E kuptoj që puna e këshilleve nuk është e lehtë.
Mbetet ende punë për t’u bërë. KLP duhet të plotësojë detyrimin e tij për të patur një SPAK efikas. Nuk ka dyshim që plotësimi i vendeve bosh, të shkaktuara nga sistemi i Vettingut, ka qenë alarmuese.
Megjithatë, KLP ka mundësi për ta rikthyer këtë proces në shtegun e duhur duke vendosur gjyqtarët që kanë plotësuar kriteret e Vettingut. Këshillet duhet që të veprojnë tani për të bërë vlerësim të sistemit duke i kërkuar llogari magjistratëve.
Këshillet duhet të caktojnë mirë standardet dhe për të adoptuar Kod të mirë Etike. Këshillat duhet të ndjekin rregullat dhe procedurat e përcaktuara nga ligjet. Ky është momenti, keni një rol tepër kritik për të luajtur. Fëmijët i kanë sytë tek ju, brezi i jashtëm i ka sytë te ju”, tha ndër të tjera ambasadorja amerikane Yuri Kim.