Ka shkuar në 160 numri i viktimave në Europën Perëndimore, ndërkohë që shifrat pritet të rriten ndërsa ujërat tërhiqen.
Forcat e kërkim-shpëtimit po kërkojnë ende për të mbijetuar, ndërsa ka filluar edhe pastrimi i vendit, me shpresën për të parandaluar dëme të mëtejshme. Por rreziku është ende i madh.
Një pjesë e digës në rajonin e Nordrhein-Westfalen është shkëputur dhe mund të ushtrojë presion mbi strukturën për shkak të nivelit të lartë të ujit, duke rrezikuar shkatërrimin e digës.
Ndërkohë që vazhdon evakuimi i personave në atë zonë. Pamjet nga i gjithë rajoni tregojnë shtëpitë dhe bizneset e shkatërruara. Policia tha se më shumë se 90 persona kanë humbur jetën në rajonin e Gjermanisë Perëndimore Ahrëeiler, një nga zonat më të prekura.